Mjeku ligjor përsëri do të hetojë vendin e aksidentit të autobusit të Besa Trans

Eksperti i caktuar nga gjykata në Pernik do të inspektojë vendin e aksidentit të autobusit Besa Trans në të cilin vitin e kaluar humbën jetën 45 persona, njoftoi avokati që përfaqëson familjarët e viktimave në Bullgari, Nikolaj Dimitrov, transmeton Portalb.mk.

“Hetimi i përsëritur duhet të përcaktojë mangësitë e seksionit. Me kërkesën tonë është miratuar inspektimi i rrugës, jo vetëm në vendin ku ka ndodhur fatkeqësia, por edhe 3 kilometra para saj dhe eksperti ka hetuar nëse janë shkelur shenjat në këtë pjesë”, tha Dimitorv për TV 24.

Përfundimi i hetimeve të prokurorisë bullgare është se arsyeja e vetme është gabimi njerëzor i drejtuesit të mjetit. Edhe ekipi bullgar i hetuesve hodhi poshtë versionin se tabela rrugore mund të ketë qenë shkaku i aksidentit.

Aksidenti ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, mes të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa shtatë mbijetuan.

Ndryshe, parahetimet për këtë rast, zgjasin me muaj. Prokuroria Publike e Shkupit tanimë tetë muaj e gjysmë po heton se si në periudhën nga tetori i vitit 2020 e deri në tragjedinë në autostradën “Struma” në Bullgari më 23 nëtor të vitit të kaluar, autobusi i “Besa Trans”-it mbi 120 herë ka dalë nga shteti përmes vendkalimeve kufitare Deve Bair, Bllacë, Qafëthanë dhe Dellçevë, çdoherë duke treguar certifikatë të falsifikuar nga licenca pa reaguar doganierët. Autobusi nuk shfaqet as në evidencën elektronike se më 18 nëntor, pesë ditë para tragjedisë, ka dalë nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button