Kovaçevski – Kurti: Maqedonia e Veriut e përshëndet propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në margjinat e Forumit Ekonomik i cili mbahet në Shkup, mbajti takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim u diskutua për më shumë tema, mes të cilave edhe për avancimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe për hapat e ardhshëm për përmirësimin e çështjeve dypalëshe mes dy vendeve.

“Kryeministri Kovaçevski ia përcolli homologut të tij kosovar, Kurtit, se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe se është e gatshme të kontribuojë në at drejtim, si dhe në mënyrë aktive mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në formate të ndryshme rajonale për bashkëpunim. Kryeministri, gjithashtu, përshëndeti marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me të cilën garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi, jo vetëm i dy vendeve, por edhe i rajonit në tërësi”, thonë nga Qeveria.

Sipas Qeverisë, Kovaçevski theksoi se çështjet e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në për të ndihmuar procesin, veçanërisht në fazën e zbatimit të pjesëve të caktuara të marrëveshjes eventuale.

Të dy kryeministrat së bashku u shprehën të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe diskutuan mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme.

LEXO: Forumi Ekonomik në Shkup, Kovaçevski: Qytetarët e Ballkanit, meritojnë kushte dhe paga

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button