Forumi Ekonomik në Shkup, Kovaçevski: Qytetarët e Ballkanit, meritojnë kushte dhe paga

Me fjalim zyrtar Kryeministri Dimitar Kovaçevski hapi Forumin e dytë Ekonomik në Shkup, në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit të Biznesit Grek në Maqedoninë e Veriut.

Në Forum morën pjesë personalite me ndikim nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të jetës politike dhe ekonomike, ndër të cilat, përfaqësuesi i BE-së në vend, Dejvid Gir, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministra, deputetë, përfaqësues të korit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit të biznesit.

Gjatë Forumit mbahen një sërë panelesh, në të cilat do të diskutohet për  agresionin rus mbi Ukrainën, aderimin e Ballkanit në BE, perspektivën energjetike në rajon, investimet në infrastrukturë, rolin e grave në sigurimin e qëndrueshmërisë, investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, si dhe për strategjitë për zhvillim ekonomik dhe transformim digjital.

Kryeministrit Dimitar Kovaçevski theksoi se nuk duhet t’i drejtohemi të kaluarës, por të fokusohemi tek e ardhmja, se si të përmirësojmë ekonomitë tona, si t’u ofrojmë qytetarëve tanë një standard më të mirë dhe një cilësi më të mirë jetese.

“Forumin Ekonomik e shoh si vazhdimësi, pra një plotësim të nismave të përbashkëta rajonale, përfshirë Ballkanin e Hapur, ku përmes projekteve të ndryshme lehtësojmë dhe përmirësojmë jetën e qytetarëve. Maqedonia e Veriut është një vend anëtar i NATO-s, një vend që filloi bisedimet me BE-në, një vend pjesëmarrës në Procesin e Berlinit dhe një vend që, duke filluar nga ky vit, mori kryesimin e OSBE-së. Ne jemi një vend që çështjet e hapura në nivel dypalësh, rajonal apo ndërkombëtar i zgjidhim në mënyrë diplomatike, jo me dhunë. Prandaj, për ne, agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, një akt që shkel të gjitha normat dhe rregullat ndërkombëtare, të transferuara në marrëveshjet ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut po bën hapa të fuqishëm drejt BE-së. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj partnerët tanë strategjikë, SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së, të cilët në periudhën e kaluar dhanë dhe vazhdojnë të japin mbështetje të parezervë për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen për proceset reformuese përgjatë kësaj rruge”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se qytetarët tanë, si dhe qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, meritojnë kushte evropiane të punës dhe paga evropiane.

Ne kemi shënuar rekorde edhe në eksporte. Eksporti i kompanive në zonat arriti nivelin më të lartë prej 3,7 miliardë euro, gjegjësisht 25% mbi pikën më të lartë që arritëm në vitin 2021. Llogaritjet tregojnë se për çdo denarë të paguar në mbështetje nga shteti, 4 denarë kthehen në Buxhet.

“Përcaktim strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përmirësimi i diversifikimit në furnizimin me gaz natyror, për të cilin në qershor të këtij viti pritet të fillojë realizimi i interkoneksionit me Republikën e Greqisë, ndërtimi i të cilit është pritet të përfundojë në vitin 2025. Dy ndërlidhjet e mbetura, me Serbinë dhe me Kosovën, janë në fazën e hartimit të dokumentacionit të projektit”, shtoi Kovaçevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button