Bullgaria shpalli 24 nëntorin ditë zie

Këshilli i Ministrave të Bullgarisë vendosi që 24 nëntor i vitit 2021 të shpallet ditë zie kombëtare, transmeton TV 21.

Dita e zisë është shpallur për dy raste tragjike: Zjarrin në Shtëpinë për persona të moshuar në fshatin Rojak në Komunën e Dulgopolit dhe për viktimat në aksidentin e rëndë të autobusit në autostradën “Struma” më 23 nëntor.

“Qeveria shpreh ngushëllimet e saj për të afërmit e viktimave. Në kujtim të tyre, flamujt shtetërorë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare.

Ndryshe,  45 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi mban targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button