RMV, dita e tretë e zisë për tragjedinë me autobus në Bullgari – kryeprokurori bullgar sot vjen në Shkup

Sot është dita e tretë dhe e fundit e zisë në territorin e Maqedonisë, e cila u shpall pas aksidentit tragjik me autobus në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, 7 të tjerë mbetën të lënduar, ndërkaq nuk dihet se ku ndodhet edhe 1 person. Pas tre ditësh, sot pritet që prokuroria bullgare të japë informacionet e para zyrtare, transmeton Portalb.mk.

Kryeprokurori bullgar Ivan Geshev i shoqëruar nga një hetues sot do të vij në Shkup për të dorëzuar personalisht kërkesë për ndihmë juridike në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Prokurorët bullgarë duhet të marrin profile të ADN-së nga të afërmit e të vdekurve në aksidentin me autobus të dy ditëve më parë për identifikimin e viktimave.

Sot Prokuroria bullgare duhet të njoftojë informacionet e para mbi tragjedinë. 

Në ndërkohë, vazhdon hetimi për aksidentin e rëndë me autobus, ku humbën jetën 45 persona në autostradën “Struma” në Bullgari.

Televizioni bullgar Nova, njoftoi se gjashtë hetues nga Shërbimi Hetimor Kombëtar dhe tre prokurorë nga Prokuroria rajonale në Përnik punojnë në procedurën para hetimore.

Zëdhënësja e kryeprokurorit, Sijka Mileva siguron se sa më shpejt, hetuesit bullgarë do t’i marrin dokumentet e nevojshme nga kolegët e tyre maqedonas.

Ndërkohë shtatë të mbijetuarit qëndrojnë për trajtim në spitalin Pirogov. Gjendja e tyre është stabile Dy prej tyre iu nënshtruan një operacioni ditën e djeshme. Njëri prej tyre ka djegie më të rënda në të dyja duart. Autoritetet shëndetësore po shqyrtojnë mundësinë e transportimit në shtëpi të atyre që janë në gjendje stabile.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button