Zaev: Viktimat janë të moshës 25-30 vjeç, ka edhe 12 fëmijë – të mbijetuarit kanë thyer xhamat e autobusit

Kryeministri i Maqededonisë së Veriut Zoran Zaev, tashmë ndodhet në Bullgari, për shkak ë aksidentit në Struma të Bullgarisë. Në një intervistë për Bullgaria ON AIR, kryeministri tha se do të takohet me shtatë të mbijetuarit e tragjedisë, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se ka arritur të bisedojë me një person nga spitali “Pirogov”.

“Ai tha se kishte dëgjuar shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarut kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë t[ rinjë të moshës nga 25-30 vjeç, ka edhe 12 fëmijë. Tragjedia është e madhe”, deklaroi Zaev.

Në këtë fazë nga autoritetet e Maqedonisë nuk pritet hetim paralel.

“Iu besojmë kolegëve tanë bullgar. Nëse iunduhet ndihmë, jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndlsishme është të shohim si t’iu ndihmojmë viktimave”, tha Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, pasi në vendngjarje të njofothet me gjendjen e të lënduarve, do të takohet me kolegun e tij bullgar Stefan Janev.

Zaev ndodhet në Bullgari me ministrin e shëndetësisë dhe atë të punëve të jashtme. Autoritetet e Maqedosnisë tashmë i informojnë të afërmitë e të ndekurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button