Spasovski: Ekipet e MPB-së nga RMV janë në rrugë për në Bullgari

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke shprehur ngushëllim për ngjarjen tragjike të autobusit të aksidentuar nga RMV në Bullgari, si pasojë e të cilit të paktën kanë humbur 44 persona, informon se ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në terren për t’u ndihmuar kolegëve nga Bullgaria, njofton Portalb.mk.

“Më lejoni që në këto momente të mërzisë dhe dhembjes për tërë shtetin të shpreh ngushëllim të thellë deri te familjet dhe të afërmit e atyre që humbën jetën në aksidentin e trafikut i cili ka ndodhur në Bullgari, duke e ndarë peshën e humbjes së pakompensuar. Pas bisedës telefonike me kolegun bullgar Rashkov, një ekip i MPB-së i udhëhequr nga ndihmës-drejtori i policisë së uniformuar, bashkë me përfaqësues të Sektorit të Policisë së Komunikacionit, Krim-Teknikës dhe ekspertë, tanimë janë në rrugë për në Bullgari dhe është në dispozicion për ndihmë dhe mbështetje të kolegëve bullgar. Pres reagim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve kompetente”, shkruan Spasovski.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në Bullgarinë perëndimore, pranë fshatit Bosnek,, në jugperëndim të Sofjes, në autostradën “Struma” njofton agjencia bullgare BGNES.  Autobusi mbante targat e Maqedonisë së Veriut.

Autobusi është i kompanisë Besa Trans-Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Për detaje tjera, lexo: Tragjedi në Bullgari, 46 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button