Autobusi i aksidentuar është larguar nga rruga, prokuroria e Bullgarisë: të lënduarit në gjendje të rëndë psiqike

Autobusi që u përplas në autostradën e Strumës në Bullgari ku humbën jetën 45 banorë nga Maqedonia e Veriut është larguar nga vendi ku qëndroi që nga aksidenti i tmerrshëm, shkruan BTV, transmeton Portalb.mk.

Me këtë është rikthyer qarkullimi në autostradën e Strumës në kilometrin e 32 në drejtim të Sofjes.

Nga ana tjetër, Pokuroria Publike e Bullgarisë pas vizitës së pacientëve të hospitalizuar në Klinikën në Sofje u shpreh se të lënduarit që mbetën të gjallë nga aksidentin me autobusin në Bullgari janë në gjendje stabile shëndetësore fizike por po ashtu edhe në gjendje psiqike të rëndë, njofton TV Shenja.

Ai tha se ende po ndërmerren masat për vërtetimin e shkaqeeve dhe arsyeve të aksidentit dhe se po vijon marrja në pyetje e të lënduarve.

“Të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. E vetmja që thonë se ka ndodhur për disa sekonda. Nuk mund të them nëse ka pasur shpërthim. Gjithçka ka ndodhur për disa sekonda. Në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje dëshmitarët e incidentit”, tha përfaqësuesja e Prokurorisë Publike të Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button