Joveski: Po merren materialet ADN nga familjarët për të identifikuar të vdekurit

Për momentin, autoritetet maqedonase po marrin materiale biologjike nga familjarët e të vdekurve për analizat e nevojshme të ADN-së, kurse teza për tubat është spekulim, tha për BTV, prokurori publik shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, transmeton Portalb.mk.

Ai shpjegoi se të afërmve iu merren materiale biologjike me qëllim identifikimin e të vdekurve.

Joveski shtoi se prokuroria maqedonase do të aktivizohet pasi rasti të hetohet nga prokurorët bullgarë, pasi nuk do të gjejnë asgjë paralele.

“Aktualisht prokurorët maqedonas dhe bullgarë po bashkëpunojnë mirë”, shtoi Joveski.

Ai tha se autobusi ishte pothuajse i ri, vetëm tre vjeç dhe në tetor i është nënshtruar kontrollit teknik në Maqedoninë e Veriut.

Tani për tani nuk dihet nëse shkak i aksidentit ka qenë gabimi njerëzor apo i ndonjë defekti të autobusit.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 44 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button