Greva në arsim, negociatat SAShK-MASh përfunduan pa rezultat

Pas paralajmërimit që më 11 nëntor do të fillojë greva e përgjithshme në arsim, sot, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) i ka vazhduar negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh), të cilat kanë përfunduar pa rezultat, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është arritur marrëveshje dhe negociatat vazhdojnë. Kjo që u arrit deri tash është për tu përshëndetur”, tha Ademi, i cili shtoi se propozimi i Qeverisë mbetet i njëjtë.

Ai edhe pse deklaroi se punëtorët arsimorë meritojnë më shumë, sërish tha “se është bërë e pamundura”.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov ka përsëritur qëndrimin e Këshillit të SAShK-ut.

“Diskutabile është përqindja e rritjes së pagave prej 10 përqind dhe ajo se në vend se nga janari, rritja të jetë në prill”, tha Nedelkov.

Palët paralajmëruan takim të tjetër deri në fund të kësaj jave.

Vazhdimi i negociatave vjen si kërkesë e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, pasi SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme, pasi nga Këshilli i SAShK-ut nuk u pranua oferta e Qeverisë që nga prilli i 2020-s të rriten rrogat në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qind.

Paraprakisht, kreu i SAShK-ut, Jakim Nedelkov deklaroi se sipas mendimit të tij personal, për Sindikatën e pranueshme do të ishte rritja prej 15 përqind prej janarit të 2020-s.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti grevë paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%.

LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button