Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in

Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar se akoma nuk ka marrëveshje për plotësimin e kërkesave nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

“Në hapësirat e MASH-it vazhduan bisedimet me SASHK-un në lidhje me kërkesën e SASHK-ut për rritjen e rrogave për të punësuarit në gjithë nivelet e arsimit. Fatkeqësisht, akoma nuk ka ofertë nga MASH për të cilën mund të mendojmë për tërheqjen e vendimit për grevën paralajmëruese. Bisedimet vazhdojnë…”, shkruan Jakim Nedelkov.

Tashmë një kohë, SASHK-u gjatë gjithë vitit shkollor 2018/2019 përmes komunikatave dhe protestave kërkoi rritjen e pagave për 25%, duke paralajmëruar edhe grevë të përgjithshme në arsim. Kështu, ajo vendosi që nga 2 shtatori, e hënë, të fillojë me grevë paralajmëruese, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre që rritja e rrogës për arsimin fillor, të mesëm dhe universitar duhet të jetë 25%.

LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator (VIDEO)
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim (VIDEO)
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button