RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShk) sot ka bërë të ditur se do të shkojë në grevë të përgjithshme, pasi për kryesinë nuk është e pranueshme rritja prej 10 për qind e propozuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme të Këshillit të SAShK-ut, është kumtuar se greva e përgjithshme do të jetë më 11 nëntor të 2019-s, ndërkohë 15 ditë kanë paralajmëruar për pajtim.

Kjo vjen pasi sindikalistët kanë kërkuar rritje të pagës më shumë se 10 për qind, nga janari i 2020-s, e jo siç propozoi Qeveria e RMV-së, nga 10 për qind nga muaji prill i 2020-s.

Kjo vjen pasi në Këshillin e SAShK më 8 tetor u hedh për shqyrtim oferta e MASh-it, që nga prilli i 2020-s të rriten rrogat në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qindMe këtë mësimdhënësit janë të pakënaqur.

Paraprakisht, kreu i SAShK-ut, Jakim Nedelkov deklaroi se sipas mendimit të tij personal, për Sindikatën e pranueshme do të ishte rritja prej 15 përqind prej janarit të 2020-s.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%.

LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button