Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) deklaroi se sot kanë pasur biseda me Ministrin e arsimit, Arbër Ademi, ku tema e vetme ka qenë rritja e pagave, transmeton Portalb.mk.
“Kërkesa nga Ministri ishte të pranojmë zhvendosjen e bisedimeve edhe për një jave, që nënkupton se deri në fillimin e javës së ardhshme, ne do të kishim të dhëna konkrete nga propozimi i tyre”, deklaroi Nedelkov.
Këtë javë shtesë ministri Ademi pritet ta shfrytëzojë për harmonizimin e veprimeve brenda Qeverisë, veçanërisht me Ministrinë e financave.
“Vlerësuam se është mirë t’i japim edhe një mundësi Ministrisë dhe Qeverisë, që të shfrytëzojnë këtë jave dhe përfundimisht javën e ardhshme të kemi përfundim të bisedimeve, ashtu që në tavolinë të kemi të dhënat konkrete, ashtu që në fund të vendos Këshilli, a do të pranohen ose do të refuzohen”, deklaroi Jakim Nedelkov.
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave