Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
Arbër Ademi, Ministri i arsimit dhe shkencës (MASH) ka reaguar sot pas grevës paralajmëruese të mbajtur me 2 shkurt nga Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), transmeton Portalb.mk.
“Jemi në komunikim të rregullt me SASHK-un. Negociata do të vazhdojnë. Të martën kaloi ribalanci i buxhetit të Qeverisë dhe nga java e ardhshme sërish do të vazhdojmë me negociatat për gjetjen e zgjidhjes për përmirësim të statusit të materialit për të gjithë të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme ose në veprimtarinë e arsimit”, deklaroi ministri Ademi sot.
Ademi deklaroi se të gjithë të punësuarit në arsim meritojnë më shumë, dhe siç tha, bëjmë më shumë.
I pyetur për shpërndarjen e librave, Ademi informon se në mëngjes ka marrë informacion se ato distribuohen në të gjitha shkollat, veçanërisht për më të vegjlit, nga klasa e parë deri në të tretën.
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave