Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve (VIDEO)
Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën e sotme për media tha se kjo parti mbështet grevën e arsimtarëve dhe kërkon që atyre të ju jepet pozita që e meritojnë në shoqëri, transmeton Portalb.mk.
Sipas tyre numri i mësuesve në RMV, vetëm në shkollat fillore në vitin shkollor 2018/19 ishte 16,290 dhe duke pasur parasysh numrin e mësuesve në shkollat e mesme, ky sektor është bindës sektori me numrin më të madh të të punësuarve.
Ata thonë se njerëzit që konsiderohen shtylla kurrizore e shoqërisë janë sjellë në një situatë ku çdo vit shkollor ata duhet të përdorin grevën si mekanizmin e vetëm për të arritur të tërheqin vëmendjen e atyre që u mungon vetëdija për situatën gjatë gjithë vitit.
“Përgjegjësia për këtë pozicion të mësuesve bie mbi partinë që e drejton këtë ministri prej vitesh. Që nga viti 2002, ka pasur vetëm një ndryshim të ministrave të BDI-së, por asnjë ndryshim në pozitën e mësuesit. Me këtë rast, i kujtojmë ministrit aktual që ai nuk mund të kërkojë nga mësuesit që dita e parë e shkollës të jetë një ditë gëzimi për ata që me pagat e tyre nuk kanë mundësi të gëzojnë fëmijët e tyre” tha deputetja Arta Toçi.
Ajo shtoi se mësuesit kanë pagat më të ulëta në rajon. Paga mesatare e mësuesve në Shqipëri është 477 euro, në Kosovë 459 euro, ndërsa në Maqedoni është 365 euro.
“Ne i propozojmë ministrit, në vend që të rrisim pagën me 1.000 denarë të rrisim ato njëjtë me pagat e mësuesve të vendeve të rajonit, pasi ne jemi të fundit. Aleanca për Shqiptarët, si parti politike, mbështet grevën e mësuesve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri. Ne i kemi kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje në programin e Departamentit të Arsimit të Akademisë Politike ASH përmes të cilit ne kërkojmë që me ardhjen në pushtet, përparësia jonë të jetë të vendosim mësuesin në një pozitë dinjitoze”, tha Toçi.
- LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
- LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator (VIDEO)
- LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim (VIDEO)
- LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)