Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme të Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), ku ishte prezent edhe ministri i arsimit, Arbër Ademi, u vendos që viti shkollor të fillohet me grevë paralajmëruese, njofton Portalb.mk.

Pas bisedave me Ministrinë e arsimit dhe shkencës (MASH) dhe Qeverinë, SASHK nën ndikimin e anëtarësisë, vendosi që nga 2 shtatori, e hënë, të fillojë me grevë paralajmëruese.

SASHK nuk e pranon rritjen e rrogës për 5%, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre që rritja e rrogës për arsimin fillor, të mesëm dhe universitar duhet të jetë 25%.

LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim (VIDEO)
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button