Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), Jakim Nedelkov në Emisionin “200”, ka deklaruar se, sipas vlerësimit personal të tij, në publik do të pranoheshte rritja e pagës për punëtorët arsimorë në vlerë prej 15 për qind nga janari i vitit 2020-s, ndërkaq ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sërish e ka vlerësuar ofertën prej 10 për qind “si rritje historike”, transmeton Portalb.mk.

“Unë kam dhënë ofertën time, dhe që mendoj se në publik do të kalojë, dhe ajo është rritje prej 15 për qind nga janari i 2020-s. Mendoj se kjo të anëtarësia do të kalonte si propozim, dhe prandaj duhet të bëj tash thirrje deri te Qeveria dhe Ministria se duhet të kenë qasje më serioze në raport me propozimin tonë. Në të kundërtën, ne do t’i kërkojmë të drejtat tona materiale dhe sociale”, tha Nedelkovi, i cili tha se procedura e prononcimit të anëtarëve të SAShK-ut duhet të përfundojë javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, ministri Ademi ka përmendur sërish rritjen e deritashme dhe 10 për qind nga viti i ardhshëm, gjë të cilën e vlerësoi si “rritje historike”.

Kjo vjen pasi që sot në Këshillin e SAShK u hedh për shqyrtim oferta e djeshme e MASh-it, që nga prilli i 2020-s të rriten rrogat në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qind. Me këtë mësimdhënësit janë të pakënaqur.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%.

LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button