Mogerini më 29 tetor ka thirrur në takim pune në Bruksel udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

Shefja në largim e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini do të organizojë një darkë pune me krerët e Ballkanit Perëndimor të martën, 29 Tetor, njoftoi Tanjug, njofton Nova Tv.

Të gjashtë liderët nga Ballkani Perëndimor janë të ftuar në një darkë pune në Bruksel, tha Tanjug nga KE.

Takimi vjen pas Samitit të BE, në të cilin Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk iu dha një datë për fillim të negociatave me BE-në, për shkak të vetos së Francës.

“Është më shumë se një mundësi e humbur, është një gabim historik që shpresoj së shpejti të korrigjohet”, tha Mogherini në një postim në blog të titulluar “Dy vendime, një gabim”.

Sipas saj, krerët e shteteve dhe qeveritë e vonuan vendimin e negociatave edhe përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button