Mariçiq – Albarez: RMV-ja e përforcon dinamikën evropiane për reforma dhe fonde, ndryshimet kushtetuese kyçe për to

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim i Mbretërisë së Spanjës, Hoze Manuel Albarez Bueno, i cili ishte për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Siç kumton Sekretariati për Çështje Evropiane, Mariçiq në fillim është falënderuar për mbështetjen që Spanja e jep për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se mbështetja e ndërsjellë, si dhe marrëdhëniet e mira bilaterale, e konfirmojnë miqësinë e sinqertë midis RMV-së dhe Spasnjës, e cila vitin e ardhshëm feston 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve.

“Mbështetja nga Spanja për procesin euro-integrues dhe reformat vazhdon, për ne është kohë kyçe që t’i përfundojmë obligimet tona. Presidenca spanjolle me Bashkimin Evropian do të luajë rol të madh për progresin tonë në fazën e ardhshme të negociatave dhe pozitën tonë në pakon për zgjerimin e ardhshëm të BE-së”, ka thënë Mariçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit i Mbretërisë së Spanjës, Hoze Manuel Albarez Bueno ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen për përshpejtim të negociatave me BE-në dhe se nuk është e rastësishme vizita e tij në rajon, në virgjilje të presidencës spanjolle me Unionin.

Mariçiq e ka brifuar ministrin spanjoll për rrjedhën e procesit të skriningut, ndërsa në atë drejtim Albarez theksoi se Maqedonia e Veriut ka progres dhe se e përforcon dinamikën evropiane për më shumë fonde dhe reforma të shpejta, por që ndryshimet kushtetuese mbeten kyçe për integrimin e shpejtë të shtetit në BE.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur bindje se skriningu do të kalojë në rendin më të mirë dhe në afatin e planifikuar kohor, se si në kohë gjatë presidencës së tyre me BE-në, së bashku të punojmë në fazën e ardhshme të negociatave me BE-në dhe hapjen e Klasterëve.

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në Mariçiq e ka njoftuar Albarezin me iniciativën e re të ministrave të eurointegrimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët muajin e ardhshëm duhet të takohen në Beograd, që ta dakordojnë bashkëpunimin në negociatat me BE-në dhe paraqitje para Komisionit Evropian, të cilën Albarez e përshëndeti dhe dëshiroi sukses.

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në të, partia opozitare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin e pestë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkojnë që gjuha shqipe të jetë zyrtare si gjuha maqedonase dhe jo të llogaritet si gjuhë që e flasin së paku 20 përqind e qytetarëve. Për këtë nga Ministria e Drejtësisë njoftuan se kanë pranuar shkresën e kësaj partie dhe se të gjitha kërkesat në lidhje me ndryshimet  kushtetuese do të shqyrtohen në grupin punues.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo erdhi pas arritjes së  propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit të kaluar dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.

Kujtojmë se negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, ku VMRO–DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. Para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button