Chrome bëhet më i shpejtë në Android dhe Mac

Shfletuesi Chrome do të bëhet më i shpejtë. Google tha ditën e sotme se ka bërë disa përmirësime të performancës në shfletuesin e saj popullore duke rritur ndjeshëm shpejtësinë në Mac dhe Android, transmeton pcworld.al.

Janë një seri ndryshimesh që duhet ta përmirësojnë performancën me 10 përqind në Speedomter 2.1 të Apple tha Google.

Nga menaxhimi më i mirë i memories tek përmirësimi i caching, këto janë disa prej ndryshimeve tha kompania. Edhe pse jo shumë përdoruesve ju interesojnë aspektet teknike të shfletuesit, shumë do të pëlqenin që shfletuesi i tyre të punonte më shpejtë.

Sipas të dhënave të Mars 2023 të Statcounter, Chrome ka 64.8 përqind të tregut ndjekur nga Safari me 19.5 përqind. Në desktop Chrome ka 65.8 përqind ndjekur nga Edge me 11.2 përqind dhe Safari me 10.91 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button