Ministria e Drejtësisë publikoi emrat e pjesëmarrësve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese
Ministria e Drejtësisë sot ka shpallur emrat e pjesëmarrësve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese nga paretitë politike dhe institucionet, transmeton Porrtalb.mk. Siç informojnë nga ky institucion, në Ministrinë e Drejtësisë nga partitë politike parlamentare për anëtarë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese kanë mbërritur propozimet e mëposhtme :
- Cvetanka Ivanova-LSDM
- Arbër Ademi-BDI
- Remzi Mehmedi-Aleanca për Shqiptarët
- Sonja Mirakovska-PRSD
- Nano Ruzhin-PLD
- Hrista Najdanov-RDM
- Temellko Risteski-Partia e Pensionistëve
- Rametulla Kuqi-PDSH
- Eran Kurtish-Partia për Lëvizjen e Turqve
- Bejxhan Iljas-Partia Demokratike e Turqve
Propozimet nga institucione:
- Alleksandar Spasov-Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Dragan Tillev-Sekretariati për Çështje Evropiane
- Shpend Sadiki-Ministria e Punëve të Jashtme
Emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës.
Si thonë nga Ministria er Drejtësisë, ky trup punues është formuar nga kjo ministri, e cila e ka për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Qeveria është propozuese e ndryshimeve kushtetuese. Pas përgatitjes së ndryshimeve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit. Paralelisht do të mbahen diskutime publike profesionale në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre.
Kujtojmë se negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, ku VMRO–DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.
Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.