Grubi me ofertë për VMRO – DPMNE- në: Të shkojmë në Kuvend fillimisht të votojmë për ndryshimet kushtetuese, ndërsa më pas për shpërbërjen e Kuvendit

Ja një ofertë për VMRO – DPMNE-në. E di se edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe lider I BDI-së, Ali Ahmeti do të pajtohen me këtë, të shkojmë në seancë të Kuvendit me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë të jetë ndryshimet kushtetuese, ndërsa e dyta të jetë shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme. Këtë e tha sot zëvendëskryeministri, Artan Grubi gjatë një emisioni në TV Kanal 5, transmeton Portalb.mk.

“Bujrum, le të hyjnë, le të votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe shkojmë në zgjedhje. Ja kjo le të jetë kompromis në mes. Le të inkurajohen, të marrin vendim të tillë dhe të shofim. Le të dalin në zgjedhje të shohin a do të fitojnë, a do të marrin pushtetin”, tha Grubi.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodh popullit maqedonas.

“Përfshirja e komuniteti bullgar, së bashku me të tjerët, në preambulën e Kushtetutës është rrumbullakësimi i shtetësisë së popullit maqedonas. Me këtë, zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që i kemi”, tha Grubi, duke shtuar se, nëse shteti është në status quo, ajo e kthen mbrapa dhe kjo nuk është mirë.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button