Të kalbemi në burg nëse ndonjë nga ne korruptohet në projektin e autostradave me vlerë 1.3 miliardë euro, tha Grubi

Unë zakonisht punoj për ndryshime kushtetuese, negociata dhe marrëveshje mes partive politike, nuk e kam menduar kurrë se do të flas në Odën ekonomike, tha zëvendëskryeministri dhe koordinatori për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 me vlerë 1.3 miliardë euro, Artan Grubi. Ai ishte folës në Odën ekonomike në kuadër të ngjarjes fjalime mujore me tema aktuale, transmeton Portalb.mk.

Grubi tha se ky është një projekt jetësor për të dhe se nuk ka aspak korrupsion.

“Nëse përvetësohet një denar, nëse korruptohet dikush prej nesh, atëherë le të kalbemi në burg”, tha Grubi.

Me ftesë të kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski, tema e sotme është ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky projekt. Në fjalën hyrëse, Azeski pyeti se pse nuk është konsultuar komuniteti i biznesit në zbatimin e gjithë procedurës, pse ligjet miratohen me procedurë të shkurtuar dhe sa do të përfshihen kompanitë vendore në këtë proces?

Në fjalën hyrëse, Grubi tha se me kënaqësi do të flasë në Odën ekonomike dhe para presidentit Azeski. Ai tha se ky projekt është realizuar në procedurë transparente dhe se kontrata nuk ka qenë sekrete.

“Kjo nuk është marrëveshja e parë e tillë, ne duhet të respektojmë sekretet e biznesit të kompanisë, por ky nuk është krim dhe korrupsion. Qeveria ka shpallur publikisht financat për këtë projekt dhe në të ardhmen do të shpallet çdo qindarkë e shpenzuar. Ndryshimet ligjore i kërkojnë deputetët, jo nga Bechtel dhe Enka. Këto kërkesa kanë ardhur pas konsultimeve me kolegët deputetë nga Kroacia dhe rajoni, në mënyrë që ky projekt të realizohet më shpejt”, tha Grubi.

Ai tha se marrëveshja parashikon që 51 për qind e punimeve të ndërtimit të rrugëve t’i kryejnë kompanitë  vendase.

Kujtojmë që, tre ditë më parë u bë shënimi i realizimit të punimeve në kuadër të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d. Shënimi u bë nga Ministria për transport dhe lidhje së bashku me Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore.

Ndërkohë, Kuvendi më 10 prill të këtij viti në fazë të parë i miratoi ndryshimet ligjore për ndërtimin e autostradave. Bëhet fjalë për ligjet për tokë bujqësore; eksproprijim, planifikim urban, minerale; marrëdhënie pune; pyje; ndërtim; por edhe për ligjin për rregullimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d.

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë.

Për Qeverinë, ky është projekt historik, më i madhi në historinë e vendit në infrastrukturën rrugore. Bechtel dhe Enka, megjithatë, vlerësuan se ky është një projekt emocionues dhe kompleks dhe thanë se marrin përgjegjësinë për ruajtjen e standardeve më të larta në ndërtim.

Projekti u zyrtarizua më 4 prill në një ngjarje në pikë-pagesën e autostradës Tetovë-Gostivar, një nga katër seksionet që do të ndërtohet me një kosto totale prej 1.3 miliardë euro. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” janë Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafthanë dhe Prilep-Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button