Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi disa vendime për mbrojtjen e institucioneve nga sulmet kibernetike
Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan disa masa që kanë të bëjnë në lidhje me rritjen e rezistencës dhe mbrojtjes së institucioneve nga sulmet kibernetike, raporton Portalb.mk.
“U miratuan një sërë masash për përmirësimin e sigurisë së sistemeve informative në institucione, të cilat do të zbatohen në afat sa më të shkurtër në çdo institucion të sektorit publik”, njoftojnë nga Qeveria.
Këto masa ishin propozime të zëvendëskryeministres Sllavica Gërkovska.
“Në këtë drejtim, Qeveria i ngarkoi organet e administratës shtetërore, dhe i udhëzoi institucionet që nuk janë organe të administratës shtetërore, që të caktojnë një person përgjegjës për sigurinë e informacionit në organizatat e tyre me qëllim të raportimit në kohë të incidenteve dhe
shkëmbimit të informacioneve për incidentet. kërcënimeve dhe rreziqeve që lidhen me sigurinë e sistemeve të informacionit në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT”, sqarojnë nga Qeveria.
Qeveria detyroi institucionet e administratës shtetërore të kryejnë trajnimin e punonjësve për sigurinë kibernetike.
“Qeveria rekomandoi Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT pranë Agjencisë për Komunikime Elektronike që t’i dorëzojë Qeverisë raport për kontrollin e kryer falas të sigurisë kibernetike të ueb aplikacioneve të institucioneve të regjistruara”, raportoi Qeveria.
Ndryshe, pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit. Sistemi IT i FSSh-së u ndërpre më 6 shkurt pasi u bë objektiv i një sulmi kibernetik. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka kërkuar të enjten nga të gjitha institucionet publike shëndetësore që të japin të dhëna për punonjësit në mënyrë që ata të paguhen.
Ministri i Financave Fatmir Besimi ka bërë të ditur se nëse deri sot nuk zgjidhet problemi, pagat për personelin shëndetësor do të sigurohen nga Thesari qendror dhe më pas do të shlyhen me thesarin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu dje besimin se do të tejkalohet problemi i sulmit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili në një intervistë për MIA-n tha se janë punësuar ekspertë vendas dhe ekspertë nga vendet anëtare të NATO-s. Të dhënat personale të qytetarëve, siç theksoi ai, janë të mbrojtura dhe apelon për qetësi dhe po punohet që punëtorëve shëndetësorë t’iu paguhen pagat.
Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.
- LEXO: Filloi pagesa e pagave të punonjësve shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi Fondi
- LEXO: Sulmi kibernetik la pa paga punonjësit shëndetësorë dhe lehonat në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Fondi i shëndetësisë: U rikthye në funksion sistemi “Sigurimi im”, institucionet shëndetësore dhe barnatoret kanë kontroll në sigurim deri sot
- LEXO: Të punësuarit në shëndetësi në protestë paralajmëruese para Fondit Shëndetësor kërkojnë rrogën e janarit
- LEXO: Spirovski: Publiku nuk e di se si është arritur në përfundimin se të dhënat e FSSH-së nuk janë vjedhur
- LEXO: RMV, punonjësit shëndetësor do të protestojnë të mërkurën edhe përkundër premtimeve se të hënën do të marrin pagat
- LEXO: Sulmi i hakerëve ndaj sistemit të Fondit Shëndetësor, Spasovski e quan terrorizëm, Kovaçevski luftë hibride
- LEXO: Fondi Shëndetësor: Sulmi i hakerëve ndaj sistemit nuk vodhi të dhënat e qytetarëve