Filloi pagesa e pagave të punonjësve shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi Fondi
Fondi për Sigurim Shëndetësor ka njoftuar se në orës e pasdites ka filluar pagesa e pagave të punonjësve shëndetësorë, pas zgjidhjes së problemiet që erdhi nga sulmet kibernetike, transmeton Portalb.mk.
“Prej sot filloi pagesa e pagave e të punësuarve në Institucionet shëndetësore publike, një pjesë prej tyre tashmë i kanë në llogaritë e tyre. Pagesa do të realizohet gradualisht, në etapa, dhe pritet të përfundojë në 48 orët në vijim”, raportoi Fondi.
Ndërkohë, fondi ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësor në lidhje me durimin gjatë kësaj periudhe.
Pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit. Sistemi IT i FSSh-së u ndërpre më 6 shkurt pasi u bë objektiv i një sulmi kibernetik. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka kërkuar të enjten nga të gjitha institucionet publike shëndetësore që të japin të dhëna për punonjësit në mënyrë që ata të paguhen.
Ministri i Financave Fatmir Besimi ka bërë të ditur se nëse deri sot nuk zgjidhet problemi, pagat për personelin shëndetësor do të sigurohen nga Thesari qendror dhe më pas do të shlyhen me thesarin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu dje besimin se do të tejkalohet problemi i sulmit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili në një intervistë për MIA-n tha se janë punësuar ekspertë vendas dhe ekspertë nga vendet anëtare të NATO-s. Të dhënat personale të qytetarëve, siç theksoi ai, janë të mbrojtura dhe apelon për qetësi dhe po punohet që punëtorëve shëndetësorë t’iu paguhen pagat.
Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.
- LEXO: Sulmi kibernetik la pa paga punonjësit shëndetësorë dhe lehonat në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Fondi i shëndetësisë: U rikthye në funksion sistemi “Sigurimi im”, institucionet shëndetësore dhe barnatoret kanë kontroll në sigurim deri sot
- LEXO: Të punësuarit në shëndetësi në protestë paralajmëruese para Fondit Shëndetësor kërkojnë rrogën e janarit
- LEXO: Spirovski: Publiku nuk e di se si është arritur në përfundimin se të dhënat e FSSH-së nuk janë vjedhur
- LEXO: RMV, punonjësit shëndetësor do të protestojnë të mërkurën edhe përkundër premtimeve se të hënën do të marrin pagat
- LEXO: Sulmi i hakerëve ndaj sistemit të Fondit Shëndetësor, Spasovski e quan terrorizëm, Kovaçevski luftë hibride
- LEXO: Fondi Shëndetësor: Sulmi i hakerëve ndaj sistemit nuk vodhi të dhënat e qytetarëve