Fondi Shëndetësor: Sulmi i hakerëve ndaj sistemit nuk vodhi të dhënat e qytetarëve

Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSh) mohon se të dhënat e qytetarëve janë vjedhur me sulmin e hakerëve në sistem, transmeton Meta.mk.

“I demantojmë pretendimet se janë vjedhur të dhënat e qytetarëve. Fondi Shëndetësor siguron publikun se të dhënat shëndetësore dhe personale të qytetarëve janë plotësisht të sigurta dhe se qytetarët duhet të kenë qetësi. Siç kemi bërë me dije publikun që në fillim, gjatë sulmit kibernetik nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të Fondit. Kjo është konfirmuar nga analizat e ekipeve teknike të ekspertëve. Prandaj, jemi të vendosur që të dhënat e përdoruesve të shërbimeve shëndetësore, përfshirë të dhënat personale, janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe nuk ka shkarkim të paautorizuar të të dhënave personale”, njoftoi Fondi.

Nga aty thanë se zgjidhja/softueri dhe bazat e të dhënave janë të izoluara nga pjesa e sistemit që ka qenë objekt i sulmit dhe janë duke u finalizuar të gjitha aktivitetet për pastrimin dhe kontrollimin e të gjithë sistemit.

Në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe udhëzimet e punës për njësitë rajonale, siç raportojnë nga Fondi, sigurohet trajtimi pa probleme i pacientëve, shpërndarja e barnave, puna e mjekëve të familjes etj.

“Apelojmë tek të gjitha palët e interesuara për sjellje të përgjegjshme dhe për t’iu përmbajtur spekulimeve që potencialisht dhe në mënyrë të panevojshme do të shkaktonin panik te qytetarët”, thanë nga Fondi.

Sistemi i Fondit Shëndetësor është jo i qasshëm për të dhjetën ditë radhazi, që nga 7 shkurti i këtij viti.

Ndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se sulmi i hakerëve i kryer në sistemin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në fakt është sulm me të ashtuquajturin ransomware (lloj malwari softwerik), dhe ky, siç deklaroi ai është pjesë e luftës hibride që është aktualisht duke u bërë në Evropë, përveç luftës klasike që po bëhet në Ukrainë me sulmin nga Rusia. Kovaçevski tha se ishte një sulm hakerësh si ai që kishte ndodhur më parë në Ministrinë e Bujqësisë, kur sistemi ishte riparuar për më shumë se një muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button