Fondi i Shëndetësisë së RMV-së: Sistemet do të rikthehen në funksion gradualisht gjatë ditëve në vijim

Fondi për sigurim shëndetësor i RMV-së (FSShRMV) informon se funksionaliteti i sistemeve do të kthehet gradualisht. Nga atje shtojnë se ky proces kërkon kohë shtesë, por ekipet teknike punojnë vazhdimisht. Fondi kujton se nga analiza e ekipeve teknike të ekspertëve është konstatuar se gjatë sulmit kibernetik nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të Fondit, transmeton Portalb.mk.

Fondi sot u ka dërguar edhe njoftim të gjitha IShP dhe IPSh me udhëzime të detajuara për kontrollin e të siguruarve përmes Termi im, në mënyrë që asnjë të siguruari të mos i mohohet e drejta për kujdes shëndetësor.

Prioritet është rikthimi i funksionalitetit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë në Institucionet Shëndetësore Publike, si dhe rivendosja e sistemeve të pagesës së pushimeve mjekësore, pushimit të lehonisë dhe rimbursimeve.

Nuk është kërcënuar e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, kurime, referime për kontrollet dhe sëmundjet, dhënia e recetave nga mjekët amë, si dhe dhënia e barnave për qytetarët ecën pa probleme dhe qytetarët mund t’i përdorin këto shërbime shëndetësore pa ndërprerje. Janë rënë dakord edhe vendimet për ushtrimin e të drejtës së mjeteve ndihmëse ortopedike.

“Shërbimet rajonale të Fondit në vazhdimësi pranojnë kërkesa. Krahas kësaj, shërbimet Rajonale janë të disponueshme edhe përmes telefonit përmes linjave informuese të shpallura publikisht për të siguruarit, tek të cilat ata mund të drejtohen dhe të marrin informacion në lidhje me të gjitha zgjidhjet që koordinohen me mjekët e familjes dhe përmes të cilave të siguruarit mund të marrin kujdesin shëndetësor. Fondi do ta informojë publikun menjëherë dhe vazhdimisht për të gjitha informatat e reja që janë në interes të qytetarëve”, thonë nga FSSh.

Kujtojmë se mbrëmjen e 7 janarit u hakua Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Pas kontrolleve u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni.

Fondi më pas njoftoi se kemi të bëjmë me një problem teknik të rrjetit dhe po punohet në diagnostifikimin e problemit.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button