Fondi për sigurim shëndetësor: Nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazave pas sulmit kibernetik

Nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sulmin kibernetik me të cilin po merret ky institucion dhe që po ndodh menjëherë para migrimit të planifikuar të infrastrukturës së sistemit, informojnë nga FSSh, transmeton Pорtalb.mk.

Ekipet teknike të FSSh-së, theksojnë nga aty, i japin përparësi rikthimit sa më të shpejtë në funksion të sistemit të pagesës së pagave të punonjësve shëndetësorë, si dhe formave të tjera të pagesës, gjegjësisht pushim mjekësor, pushim të lehonisë dhe rimbursimet.

“Analiza e ekipeve teknike të ekspertëve konstatoi se gjatë sulmit kibernetik nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të Fondit. Në interes të informimit transparent dhe të saktë të publikut, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sapo të përcaktohen më shumë informacion, Fondi do të informojë në kohën e duhur”, thonë nga FSSh.

Nga atje shtojnë se vërejtjet nga raporti i revizionit që janë publikuar dje nga disa media i referohen vitit 2021 dhe për të cilin Fondi ka vepruar që nga viti i kaluar.

“Raporti përfundimtar i revizionit të auditorëve nga Enti Shtetëror i Revizionit, i dorëzuar më 23 janar 2023, gjegjësisht muajin e kaluar, tregon se gjatë vitit 2022 ka filluar procedura për prokurimin publik të shërbimeve private me qira për qendrat e të dhënave parësore dhe dytësore. Fondi dhe migrimi i aplikacioneve dhe të dhënave me të cilat pritej të kapërcehej situata”, thonë nga FSSh.

Prokurimi publik, sqarojnë ata, është shpallur më 30 shtator 2022, ndërsa kontrata është lidhur më 9 dhjetor 2022, me kompaninë e përzgjedhur që ka nisur punën më 1 janar 2023.

“Sipas planit dhe specifikimit, faza e parë, pra migrimi i infrastrukturës së sistemit, duhej të realizohej gjatë kësaj jave, kur edhe ndodhi sulmi dhe pas së cilës do të fillonte migrimi i infrastrukturës së aplikacionit dhe të dhënave”, njofton FSSh.

Kujtojmë se mbrëmjen e 7 janarit u hakua Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Pas kontrolleve u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni.

Fondi më pas njoftoi se kemi të bëjmë me një problem teknik të rrjetit dhe po punohet në diagnostifikimin e problemit.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button