Ambasadori holandez i shqetësuar se VMRO-DPMNE mund të vonojë anëtarësimin e RMV-së në BE

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kopp, në takimin e djeshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shprehu shqetësimin e tij se VMRO-DPMNE mund të vonojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup në profilin e saj në Twitter, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me angazhimet e deklaruara të partisë më të madhe opozitare, Mbretëria e Holandës bën thirrje për bashkëpunim konstruktiv drejt këtij qëllimi mes qeverisë dhe parlamentit”, thuhet në njoftim.

Për takimin e djeshëm me ambasadorin Dirk Jan Kopp, informoi edhe VMRO-DPMNE.

“Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, si dhe për rrugën e eurointegruese të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Kryetari Mickoski, shkruan në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, theksoi se qëndrimi i autoriteteve bullgare ndaj Maqedonisë dhe mohimi i identitetit maqedonas vetëm sa e intensifikon përshkallëzimin e marrëdhënieve të këqija mes dy vendeve.

Rruga e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian nuk duhet t’i ngjajë një tregu me kultura bujqësore ku shitet dhe blihet identiteti maqedonas, tha Mickoski në takim.

Mickoski, shtoijnë nga VMRO-DPMNE, e njoftoi ambasadorin Jan Kopp për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit nga zyrtarë të lartë të pushtetit, si dhe se qytetarët janë ekspozuar shumë gjatë ndaj gënjeshtrave të LSDM-së dhe qeverisë Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një qeveri e re me njerëz që do t’i qëndrojnë fjalës dhe do të përmbushin premtimet e tyre.

Mickoski në takim shprehu besimin se bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë.

Kujtojmë se kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur disa herë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare sepse ajo nuk do të punon, siç theksoi ai, nën diktatin e Bullgarisë.

“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me këtë përbërje paramentare sepse ajo nuk do të punojë, thën kushtimisht, nën diktatin bullgar. E dakorduan marrëveshjen dhe e dakorduam edhe përkundër asaj që ofruam ndihmë në atë proces negociues. Nëse ju kujtohet pas asaj konferencës sime për media, mendoj se ishte pril – maj, u refuzova nga ana e qeverisë së BDI-së, të mbështetur nga LSDM me pretekstin se, nuk u duhet ndihmë. Negociuan dhe dakorduan aneks të marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi, ndërsa nuk mund ta përmbushin atë që dakorduan pasi është e dukshme se ato kushte që vlenin në të kaluarën, nuk do të vlejnë në këtë përbërje parlamentare dhe nuk do të përmbushen”, tha Mickoski në fund të janarit të këtij viti.

Ai më pas shtoi se, asnjë politikan në Maqedoni nuk duhet të mendoj më shumë për çfarë do lloj lëshime nacionale që lidhen me çfarë do lloj ndryshime kushtetuese në Maqedoni.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit të kaluar filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor të vitit 2022. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik të po atij viti u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button