“Qytetet inteligjente” nuk janë temë e Agjendës 2030

Teksti i Agjendës 2030 nuk e përmend askund termin “qytetet inteligjente” dhe as që qeveritë do të kenë autoritetin të marrin tokat e kontaminuara. Pretendimi i rremë nga postimi filloi të përhapet në internet, pasi më 3 shkurt një tren doli nga shinat dhe shkaktoi zjarr në një qytet në Ohio të SHBA-së. Pas aksidentit mijëra banorë u detyruan të evakuoheshin, pasi në tren kishte lëndë kimike dhe një prej tyre është klorur vinil, i cili është shumë i ndezshëm dhe kancerogjen, sidomos kur thithet. Megjithatë, ky incident nuk lidhet në asnjë mënyrë me Agjendën 2030, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

AGJENDA 2030: Ligjet e zhvillimit të tokës do t’i lejojnë qeveritë të kapin tokën e kontaminuar dhe të zhvendosin banorët në qytetet inteligjente.
Nëse toka dhe uji rreth jush janë helmuar plotësisht, nuk mund të hiqni dorë nga modeli i “qytetit inteligjent” që vjen së shpejti.
Lidhur me pretendime të tilla që qarkullojnë në internet, verifikuesit e fakteve të Reuters shkruajnë se Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të njohura gjithashtu si Agjenda 2030, përcaktojnë synimet dhe objektivat për të ndihmuar vendet të arrijnë zhvillim të qëndrueshëm, por ato nuk përmbajnë asnjë ligj të asnjë lloji, duke përfshirë temat që lidhen me zhvillimin e tokës, as “qytetet inteligjente”.
Pretendimet se Agjenda 2030 do t’i lejojë qeveritë të marrin tokat e kontaminuara dhe t’i lejojë ato të zhvendosen në “qytetet inteligjente” janë të pavërteta, dhe për më tepër, Kombet e Bashkuara nuk kanë fuqi për të zbatuar ligjet.
Agjenda 2030 nuk përfshin asnjë ligj apo instrument ligjor, as për tokat e kontaminuara dhe as për qytetet inteligjente apo të zgjuara. Ligjet u janë lënë shteteve sovrane dhe mekanizmave shumëpalësh në të cilët ato marrin pjesë,
tha zëdhënësi i OKB-së për Reuters

Vetë teksti i Agjendës 2030 nuk e përmend askund termin “qytetet inteligjente” dhe as që qeveritë do të kenë autoritetin për të marrë tokën e kontaminuar.

Publikime të tjera të Kombeve të Bashkuara diskutojnë rolet e përdorimit të tokës, planifikimit dhe infrastrukturës urbane për të arritur qëllimet e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. I tillë është rasti me raportin e vitit 2020 të publikuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën.

Pretendimi i rremë nga postimi që po shqyrtojmë filloi të përhapet jo vetëm në vend, por edhe në vende të tjera në gjuhë të tjera, pasi një tren doli nga shinat dhe shkaktoi zjarr më 3 shkurt në një qytet në Ohio, SHBA, pas të cilit mijëra banorët duhej të evakuoheshin.

Arsyeja e evakuimit ishte se në tren kishte kimikate, një prej tyre ishte klorur vinil, për të cilin Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se është shumë e ndezshme dhe kancerogjene, veçanërisht kur thithet. Kur ndizet, shpërbëhet në komponime të tjera toksike, duke përfshirë klorurin e hidrogjenit.

Megjithatë, ky incident nuk lidhet në asnjë mënyrë me Agjendën 2030 dhe Agjenda 2030 nuk përmban ligje dhe asgjë në dokument nuk i lejon qeveritë të marrin tokën e kontaminuar dhe të zhvendosin banorët në qytete inteligjente. Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button