Lëshuan këngë me zë të lartë në Poliklinikë, drejtori Selimi paralajmëroi masa disiplinore

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup, Vullnet Selimi, ka paralajmëruar masa disiplinore për udhëheqësit dhe kujdestarët e Poliklinikës së Draçevës për shkak se aty ishte lëshuar muzikë me zë të lartë, transmeton Portalb.mk.

“Pas publikimit të një video incizimi nga brenda Poliklinkës së Draçevës ku dëgjohej këngë me një zë jashtëzakonisht të lartë e që është jashtë çdo etike dhe rregullore, kam vizituar para pak çastesh poliklinikën në fjalë”, deklaroi Selimi.

Pas konfirmimit nga mjeku kujdestar, Selimi ka sqaruar që një gjë e tillë ka ndodhur në Poliklinikë gjatë festës së pensionimit të një të punësuari.

“Për këtë lëshim, do të ndërmerren masa disiplinore si ndaj udhëheqësit të poliklinikës por edhe ndaj mjekut kujdestar të asaj dite kur ka ndodhur kjo skenë”, paralajmëroi Selimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button