Policia gjatë bastisjes në burgun e Idrizovës gjeti gjëra të ndaluara (FOTO)

Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë, ka kryer bastisje në hapësirat e Burgut të Idrizovës në Shkup, duke gjetur gjëra që janë të ndaluara për të burgosurit, transmeton Portalb.mk.

“Duke vepruar në bazë të urdhëresës gjyqësore për bastisje, të lëshuar nga Gjykatës në procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 14 biruca në burg dhe dy dhoma në institucionin ndëshkues-përmirësues, gjatë të cilës janë gjetur: një shumë më e madhe e të hollave nga e lejuara me ligj të cilat personat e dënuar kanë të drejtë ti posedojnë në apoenë dhe valuta të ndryshme, tablet, 11 telefona celularë, më shumë copë të galanterive për telefona celularë, disa mjete të mprehta, materie në gjendje pluhuri, e cila është sekuestruar”, raportoi Policia.

Policia sqaroi që ky aksion është në drejtim të veprimit për parandalimin e kryerjes së veprave penale në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button