RMV, punonjësit shëndetësor do të protestojnë të mërkurën edhe përkundër premtimeve se të hënën do të marrin pagat

Punonjësit shëndetësor nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” sot paralajmëruan se të mërkurën do të dalin në protestë edhe përkundër premtimeve që kanë marrë nga drejtoresha e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Magdalena Filipovska Grashkoska se, të hënën deri në fund të orarit të punës do t’u paguhen pagat e janarit të cilat janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të fondit, shkruan Telma, transmeton Portalb.mk.

“Kemi marrë premtin nga drejtoresha e Fondit se të hënën  deri në fund të orarit të punës do të paguhen pagat e janarit. Ne e respektojmë atë. Por, derisa nuk paguhet pagat, ne të martën do të thirrim bordin ekzekutiv, do të thirrim këshillin dhe do të sjellim vendim për hapat e mëtejmë. Pavarësisht, të martën edhe po të paguhen pagat, protesta do të mbahet të mërkurën”, tha kryetari i Sindikatit të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Goran Begoviq.

Situata ka shkaktuar problem edhe për barnatoret të cilat kanë marrë instruksione nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për çdo të siguruar për të cilin nuk ka të dhëna për kontributin e paguar, pas 5 shkurtit të njoftojnë FSSH për të dhënat personale që të mund të kontrollohet nëse personi konkret ka sigurim. Kjo procedurë mund të zgjasë deri në tre ditë.

Sistemi i Fondit Shëndetësor është jo i qasshëm që nga 7 shkurti i këtij viti.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se sulmi i hakerëve i kryer në sistemin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në fakt është sulm me të ashtuquajturin ransomware (lloj malwari softwerik), dhe ky, siç deklaroi ai është pjesë e luftës hibride që është aktualisht duke u bërë në Evropë, përveç luftës klasike që po bëhet në Ukrainë me sulmin nga Rusia. Kovaçevski tha se ishte një sulm hakerësh si ai që kishte ndodhur më parë në Ministrinë e Bujqësisë, kur sistemi ishte riparuar për më shumë se një muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button