Të hënën do të mbahet seanca për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka caktuar për të hënën (13 shkurt) në orën 15 seancën për rikonstruimin e Qeverisë, pas pranimit të propozimit për rikontruim të Qeverisë, të dorëzuar nga ana e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, transmeton Portalb.mk.

Në rend dite në këtë seancë është propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë së RMV-së, propozimi për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë, propozimi për shkarkim të zëvendësministrave të Qeverisë si dhe propozimi për zgjedhje të zëvendësministrave të Qeverisë.

Si pjesë të zgjidhjeve kadrovike janë propozuar këto emra:

  • Për ministër të Drejtësisë është propozuar Krenar Lloga
  • Për ministër të Shëndetësisë është propozuar Fatmir Mexhiti
  • Për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu
  • Për ministre të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Kaja Shukova
  • Për zëvendësministër i Mbrojtjes është propozuar Tiron Jajaga
  • Për zëvendësministre e Drejtësisë është propozuar Viktorija Avramovska – Madiq
  • Për zëvedësministre e Bujqësisë Vjollca Berisha
  • Për zëvendësministre e Shëndetësisë Maja Manoleva
  • Për zëvendësministre e Arsimit Agim Nuhiu

Partia Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u deklarua të enjten se do të jetë pjesë e Qeverisë. . Hyrja e ASH-së në Qeveri e ka ngushtuar vendin për Alternativën, BDI-në dhe mandataren LSDM, të cilat duhet t’i lirojnë disa pozita. Nga partia Alternativa njoftuan se me vëmendje janë duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian. Ata njoftojnë se qëndrimin final nëse do të qëndrojnë në Qeveri ose jo do ta ndërtojnë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë.

Kujtojmë se, ASH gjatë javës së fundit ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Qeverisë, në nivel të grupeve punuese, me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare. Grupet e punës finalizuan negociatat të enjten. Ndërkaq, këtyre negociatave i ka paraprirë takimi i 31 janarit mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Më 24 dhjetor të vitit 2022, Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi paraprakisht dha dorëheqje Ziadin Sela, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button