ASh prezantoi pesë pritoritetet për të cilat do të angazhohet në kuadër të Qeverisë

Aleanca për Shqiptarët prezantoi sot një deklaratë të zotimeve qeverisëse, të dakorduar midis kryetarit të partisë, Arben Taravari dhe kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, transemton Portalb.mk.

Nga kjo parti kanë thënë se, transparenca dhe llogaridhënia janë vlerat themelore të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët.

“Kjo dekalaratë është gurëthemeli i punës sonë të ardhshme brenda koalicionit qeverisës. Kemi përcaktuar pesë prioritete të ndara në 22 zotime konkrete, për të cilat do të angazhohemi me tërë energjinë tonë deri në fund të legjislaturës. Futja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është e bazuar në parimet e demokracisë së brendshme dhe të demokratizimit të shoqërisë, në një kohë kur Maqedonia e Veriut përballet me kriza të shumëfishta, që të gjitha përcaktuese për orientimin pro-perëndimor të vendit. Aleanca për Shqiptarët po merr përgjegjësinë si parti shtetndërtuese, e bindur se me sinqeritet dhe me pastërti, me transparencë dhe demokraci, do të prodhojmë vlera dhe rezultate, për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e ekonomisë, demokracisë dhe drejtësisë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në kumtesë.

Aleanca për Shqiptarët ka përcaktuar pesë prioritete për të cilat do të angazhohet deri në fund të mandatit qeverisës, edhe atë: shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, shtet për të gjithë, zhvillimi i barabartë ekonomik dhe territorial, shteti zhvillimor dhe energjia e gjelbër dhe njëpopullatë e shëndetshme.

Kujtojmë se, ASH gjatë javës së fundit ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Qeverisë, në nivel të grupeve punuese, me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare. Grupet e punës finalizuan negociatat të enjten. Ndërkaq, këtyre negociatave i ka paraprirë takimi i 31 janarit mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Më 24 dhjetor të vitit 2022, Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi paraprakisht dha dorëheqje Ziadin Sela, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button