Alternativa vendosi që të dielën të tregojë nëse do të jetë akoma pjesë e Qeverisë

Një nga partitë e koalicionit qeveritarë, Alternativa, të dielën në Kuvendin Qendror pritet të vendosë në lidhje me largimin e tyre nga koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me përcaktimet statusore sot kemi vendosur që qëndrimin final do ta ndërtojmë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë”, raportoi Alternativa.

Ata theksojnë se vendimi përfundimtar do të jetë në interes të shtetit dhe partisë.

“Arsyetojmë me maturi, pa emocione të vetëdijshëm plotësisht për sfidat të cilat na presin. Edhe njëherë potencojmë se nuk do të biem në grackën e cila na është vënë. Nuk do të lejojmë minimum hapësirë që AlternAtivA në çfarëdo mënyrë vet të kontribuojë për proceset që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme”, deklarojnë nga Alternativa.

Ndryshe, partia Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u deklarua mbrëmë se do të jetë pjesë e Qeverisë, të cilën në nëntor të vitit 2021 bashkë me kolegët opozitare dështuan ta rrëzojnë me votëbesim në Kuvend. Hyrja e ASH-së në Qeveri e ka ngushtuar vendin për Alternativën dhe BDI-në, të cilat duhet t’i lirojnë disa pozita dhe të bëjnë pazar me mandataren LSDM.

Kujtojmë se, ASH gjatë javës së fundit ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Qeverisë, në nivel të grupeve punuese, me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare. Grupet e punës finalizuan negociatat të enjten. Ndërkaq, këtyre negociatave i ka paraprirë takimi i 31 janarit mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Më 24 dhjetor të vitit 2022, Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi paraprakisht dha dorëheqje Ziadin Sela, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, dje kanë reaguar në lidhje me vdekjen e një pacienti me fibrozë cistike, duke pritur që shteti ta sigurojë ilaçin “Trikafta”, njofton Portalb.mk.

Kovaçevski deklaroi dje në mëngjes se ka biseduar me ministrin Sali dhe e ka lutur që të mendojë nëse mund ta vazhdojë mandatin e tij dhe theksoi se vdekja e Bllagojçe Ilievskit është shumë e hershme, ndërkaq është mundur që të bëhet më shumë që t’ia vazhdojnë jetën.

Ai theksoi që sigurimi i mjeteve dhe furnizimi i terapisë, nuk janë kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, duke vlerësuar që kjo është kompetencë e Fondit Shëndetësorë dhe klinikës përkatëse, të cilat nuk mund të veprojnë pa urdhër të Qeverisë ose kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button