Kryqi i Kuq: Ukraina përballet me krizë shkatërruese humanitare

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, është duke paralajmëruar se Ukraina përballet me “kriza shkatërruese humanitare”, teksa numri i viktimave rritet dhe spitalet me vështirësi menaxhojnë situatën, transmeton REL.

Në një deklaratë të lëshuar nga Gjeneva, Kryqi i Kuq ka thënë se qasja duhet t’i garantohet tani dhe “nuk duhet të vonohet deri në një armëpushim eventual në të ardhmen”.

Në deklaratë janë përmendur obligimet që dalin nga Konventa e Gjenevës, përfshirë ndaljen e sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, qasjen në kujdes shëndetësor, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, si dhe mbrojtje të atyre që janë plagosur apo janë burgosur.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button