Kodra e Diellit e lënë në mëshirë të fatit, Qeveria hesht për investimet
Ende nuk dihet se çfarë u bë me investimet në Kodrën e Diellit dhe kush do të jetë investitori të cilit do t’i jepet me koncesion kjo qendër skijimi për 99 vitet e ardhshme. Qeveria hesht edhe përkundër faktit se kryeministri në largim Zoran Zaev rreth pesë muaj më parë tha se investitori po punon në përgatitjen e projektit, pa e treguar emrin, shkruan Portalb.mk.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk kemi marrë përgjigje, edhe pse nga atje konfirmuan se janë duke mbledhur informacion për pyetjet e Portalb.mk në lidhje me investimet në Kodrën e Diellit, marrëveshjet dhe procedurat se deri ku kanë arritur.
Vazhdon të mbetet e paqartë për qytetarët se kush do jetë investitori i cili do e merr me koncesion menaxhimin e Kodrës së Diellit, sepse për këtë nuk ka informata nga Qeveria se a është nënshkruar ndonjë marrëveshje apo deri në çfarë faze kanë arritur procedurat.
E vetmja gjë që dihet deri tani është se Qeveria e Maqedonisë së Veriut para pesë muajsh ka njoftuar shkurtë se investitori po punon në përgatitjen e projektit, pa treguar se kush është, madje as nëse i njëjti e ka fituar koncesionin.
Nga Ministria e Ekonomisë dhe ndërmarrja e cila momentalisht e menaxhon Kodrën e Dielli “ELEM Turs” thanë se nuk kanë kompetenca për atë se kush e merr me koncesion Kodrën e Diellit.
As nga nisma “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” nuk kanë informata nga institucionet për atë se deri ku ka arritur kjo procedurë, madje nga atje thonë se edhe komisioni I formuar për Kodrën e Diellit është jofunksional.
“Nuk kemi informacione, çdo gjë është në stagnim. Ministria e Ekonomisë dhe komisioni nuk funksionojnë, dyert janë të mbyllura. Vetëm një mbledhje e kemi pasur, asnjë mbledhje tjetër nga muaji shkurt.” thanë nga “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.”
Në fund të muajit maj kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se në strategjinë kombëtare 2021-2027, është përfshirë edhe rivitalizimi i qendrës “Kodra e Diellit”. Marrëveshja është në fazën finale dhe parashihet dhënia me koncesion 99-vjeçar për një investitor evropian, emri i të cilit mbetet “i besueshëm”.
“Jemi në fazën finale për të arritur marrëveshje juridike finale në qendrën e skijimit Kodra e Diellit në vlerë prej 50+50 milionë euro. Projekti është sipas Ligjit për koncesione me partneritet publik-privat apo investime strategjike, varësisht fazës përfundimtare të marrëveshjes. Thelbi është të jepen koncesione 99-vjeçare, njërit nga investuesit më të mëdhenj të qendrave të skijimit në Evropë për të cilin emri ende mbetet i besueshëm. Rendi është që investitori vetë të publikojë atë kur të vendoset. I gëzohemi këtij investimi, sepse do të japë një dimension të ri të turizmit dimëror.” ka thënë Zaev.
- LEXO: RMV, Zaev: Kodra e Diellit planifikohet të jepet në koncesion 99-vjeçar
- LEXO: Paralajmërimet për investimet milionëshe në “Kodrën e Diellit” vlerësohen si qesharake
Investime në “Kodrën e Diellit” në vlerë prej 30 milionë eurove, ishin paralajmëruar edhe më 2012, nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski. Ai kishte paralajmëruar se projekti do të realizohej në disa faza dhe për të do të shpallej edhe ofertë për gjetjen e një investitori ndërkombëtar.
Investime për “Kodrën e Diellit” kishte paralajmëruar edhe ish-presidenti, Gjorgje Ivanov, i cili kishte thënë se një investitor nga Katari ishte i gatshëm të investonte në këtë qendër turistike.
- LEXO: Kodra e Diellit në pritje të investuesit të ri, të cilit s’i tregohet as emri
- LEXO: Sfidat dhe premtimet për “Kodrën e Diellit”, flet drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu
- LEXO: Tre muaj pas vendimit qeveritar, “Elem Turs” ende në procedurë të ndarjes nga Elektranat e RMV-së, zvarritet edhe privatizimi
- LEXO: Bonusi për punonjësit mjekësor, ora policore, Treska, Kodra e Diellit, disa nga vendimet që i mori Qeveria
- LEXO: RMV, “Elem Turs” ndahet nga ESM ndërsa Kodra e Diellit do të privatizohet pjesërisht
- LEXO: Është realizuar takimi i parë i komisionit për Kodrën e Diellit, Sulemani: U morëm vesh që ta heqim “Elem Turs” nga kjo qendër
- LEXO: RMV, Komisioni për Kodrën e Diellit: Bekteshi nuk e mbajti premtimin e dhënë, i dha edhe një muaj afat
- LEXO: Kodra e Diellit, u deshën 8 vite nga nënshkrimi kontratës deri te funksionalizimi gjashtëulëses, Bekteshi: S’ka pasur vonesa (VIDEO)
- LEXO: Kodra e Diellit, premtohet nga viti 2014, sot filloi të punojë teleferiku me gjashtëulëse (VIDEO)
- LEXO: Komuna e Tetovës ka harxhuar 103 mijë euro për pastrimin e rrugëve, qytetarët ngelen të ngujuar në Kodrën e Diellit
- LEXO: Kodra e Diellit, edhe pse premtoi, ministri Kreshnik Bekteshi nuk ka kërkuar llogari për mos funksionimin e gjashtëulëses
- LEXO: Stafi nga Italia duhet të vijë në Kodrën e Diellit ta lëshojë në funksion teleferikun gjashtëulës, i cili s’do të punojë edhe këtë muaj
- LEXO: S’ka vullnet për vënien në funksion të teleferikut “Tetovë-Kodra e Diellit”, autoritetet fajësojnë pandeminë
- LEXO: Kodra e Diellit me plan urbanistik të viteve 80-ta, shoqëria civile kërkon që komuna t’i qaset seriozisht këtij problemi (VIDEO)
- LEXO: Bekteshi tha se do të kërkojë llogari për mosvënie në funksion të teleferikut gjashtëulës në Kodrën e Diellit
- LEXO: Disa kilometra kolonë rrugës për në Kodrën e Diellit (VIDEO)
- LEXO: Zaev: Investitorë nga Katari interesohen për Kodrën e Diellit, s’duam të heqim dorë nga kjo qendër turistike
- LEXO: Kodra e Diellit, pas reshjeve të borës, përsëri janë lëshuar në funksion ski-ashensorët
- LEXO: RMV, Gjashtëulësja në KD – Drejtori i kësaj qendre sërish premtoi funksionalizimin e saj
- LEXO: “Gjashtëulësja në KD” – Të gjithë u krenuan kur “u bë”, askush s’mban përgjegjësi sot që nuk funksionon
- LEXO: Gostivari, Mavrova dhe Kodra e Diellit bëhen MIP Qendra për zhvillim turistik
- LEXO: RMV, teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit nuk do të funksionojë, sezoni është hapur sot
- LEXO: RMV, Qeveria thotë se kompani evropiane interesohen për Kodrën e Diellit (VIDEO)
- LEXO: I pashmangshëm dështimi i sezonit, Kodra e Diellit afër privatizimit