Tre muaj pas vendimit qeveritar, “Elem Turs” ende në procedurë të ndarjes nga Elektranat e RMV-së, zvarritet edhe privatizimi

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga kur Qeveria e RMV-së solli vendim për ndarjen e Elem Turs nga shoqëria aksionare “Elektranat e RMV-së”, kjo punë ende nuk është finalizuar me çka edhe procedura e privatizimit të pjesshëm të Kodrës së Diellit ka ngecur. Nga Qeveria e RMV-së për Portalb.mk theksuan se janë në kontakt me të gjitha institucionet kompetente për privatizimin e Kodrës së Diellit, shkruan Portalb.mk.

Hapi i ndarjes së “Elem Turs” nga Eletranat e RMV-së u cilësuar nga shoqëria civile si një hap i mirë kundrejt “çlirimit” të qendrës turistike, Kodra e Diellit. Megjithatë, procedura për këtë lë për të dëshiruar.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për Portalb.mk konfirmuar se ende janë në fazën e ndarjes së Elem Tursit si dhe shqyrtohen kushtet më të volitshme për realizimin e këtij vendimi qeveritar.

“Për momentin është duke u realizuar faza e ndarjes së ndërmarrjes Elem Turs nga shoqëria aksionare Elektranat e RMV-së dhe shqyrtohen kushtet më të volitshme në realizimin e këtij vendimi” deklaruan nga Qeveria e RMV-së.

Nuk ka përparim as procedura për gjetjen e partnerit privat për Kodrën e Diellit, pasi paraprakisht ishte vendosur që kjo qendër turistike të jepet në partneritet publiko privat.

“Ndërsa njëkohësisht Qeveria e RMV-së në komunikim me ministrinë e Ekonomisë dhe institucionet tjera është duke shqyrtuar mundësinë e realizimit të partneritet publiko-privat” shtuan nga Qeveria e RMV-së.

Vendimi i lartpërmendur për ndarjen e Elem Tursit nga ombrella e Elektranave të RMV-së nga iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” u konsiderua si hap i ngadaltë por i sigurt për çlirimin e Kodrës së Diellit.

“Resorti Turistik “Kodra e Diellit” dalëngadalë po çlirohet. Sapo informoi institucioni bartës i grupit punues (Ministria e Ekonomisë) se kërkesa e cila u kërkua nga të gjithë përfaqësuesit në mbledhjen e parë të grupit punues , që “Elem Turs” të ndahet nga ESM – Maqedoni, ky propozim u miratua ne mbledhjen e sotme të datës 09.03.2021 dhe tani vazhdojnë procedurat në vijim për kompletimin e procedurës ligjore” shkruajnë nga Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” me datë 9 mars.

Nuk është efektiv as “Komisioni për Kodrën e Diellit”, është formuar në shkurt ndërsa ka realizuar vetëm një takim

Komisioni për Kodrën e Diellit i themeluar nga ministria e Ekonomisë deri tani ka zhvilluar vetëm një takim edhe pse ka 3 muaj nga kur është themeluar si dhe premtohet me muaj nga ministri Kreshnik Bekteshi.

Ende nuk është materializuar 100% asnjë prej pikave të marrëveshjes të takimit të parë të Komisionit për Kodrën e Diellit i cili është i përbërë nga disa institucione përkatëse.

Ky komision përbëhet nga përfaqësues të iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu, nga Ministria e Ekologjisë, Hisen Xhemaili, nga Komuna e Tetovës, Drita Abdiu Halili, nga Ministria e Bujqësisë, Dritan Ramadani dhe Shauket Hazari nga Agjencioni për Zhvillim të Turizmit, Aleksandar Gjeorgjievski dhe nga Ministria e Ekonomisë, Bekim Haxhiu, Xhevat Daipi dhe Arlinda Kasapi filloi me punë dje.

Ndryshe, në seancën e 51 të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është vendosur që kompania e cila menaxhon me Kodrën e Diellit, “Elem Turs” e që aktualisht funksionon nën “AD ESM” të ndahet dhe të funksionoje si e pavarur. Gjithashtu është vendosur që “Kodra e Diellit” të shkoje me modelin publiko-privat dhe që të bëhet shpallja për personat juridik të interesuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button