Disa parti u betuan për Kodrën e Diellit, koalicioni “Mundemi” dhe VMRO nuk ishin prezent

Portalb vazhdimisht ka raportuar se Kodra e Diellit në Tetovë është në gjendje të mjerueshme. Partitë politike të Maqedonisë së Veriut, të premten dhanë disa premtime për të përmirësuar gjendjen e saj. Në organizimin që e bëri lëvizja “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, mungonte koalicioni “Mundemi” nga LSDM-BESA dhe VMRO-DPMNE-ja. Partitë nënshkruan edhe deklarata, që mund t’i gjeni KËTU.

Premtimet e koalicionit “Tash është koha”:

  • Te decentralizimi i pushtetit zotohemi dhe do e bëjmë presionin e mjaftueshëm që resurset natyrore të cilat i kemi në shtet të menaxhohen nga ana e pushtetit lokal.
  • Teleferikun Tetovë-Kodra e Diellit, nuk e kemi në plan afatgjatë por në plan të menjëhershëm, në buxhetin e vitit 2021 do të jenë të parapara mjetet për ndërtimin e teleferikut dhe projekti në fund të vitit 2021 do të jetë i përfunduar
  • Drejtimin e rrjetit të teleferikut në mënyrë që të përfshijë të gjithë malësinë e Tetovës.

Programin e plotë zgjedhor të ASH-së dhe Alternativës mund ta lexoni: KËTU, premtimin për Kodrën e Diellit në faqen 101.

Ziadin Sela
Ziadin Sela

Premtimet e Bashkimit Demokratik për Integrim:

  • Vendosja e sistemit për borë artificiale në një vlerë prej 1 deri 1.5 milion euro.
  • Ndërtimi i shtigjeve të reja të skijimit.
  • Ndërtimi i gondolës nga qyteti në Kodrën e Diellit për të cilën ne tashmë kemi marrë vendimin në qeveri që të ndahen 300 mijë euro vlerë të parave për përpunimin e projektit urbanistik.
  • Miratimin apo ndërtimin e parkingut në Kodrën e Diellit.

Programin e plotë zgjedhor të BDI-së mund ta lexoni: KËTU, premtimet e Kodrës së Diellit nga faqe 114 deri në faqen 116.

Hisen Xhemaili
Hisen Xhemaili

Nga Partia Demokratike Shqiptare premtuan:

  • Rindërtimi i restorant teleferikut në Tetovë
  • Intervenime për objekte hotelerike
  • Intervenime nëpër terenet e skijimit
  • Servisim i transportit vertikal, skiliftëve, dy-ulësve, teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit.
  • Zgjerimi rrugës dhe parkingut në hyrje të Kodrës së Diellit
  • Nivelizim i shtigjeve për skijim
  • Zhvillimi i turizmit malor
  • Organizimi i garave lokale dhe ndërkombtare

Programin e plotë zgjedhor të PDSH-së mund ta lexoni: KËTU, premtimin për Kodrën e Diellit në faqen 51.

Dr.Arben Demiri
Dr.Arben Demiri

Koalicioni LSDM-BESA me emrin “Mundemi” që nuk ishte prezent ka premtuar për Kodrën e Diellit. KËTU (faqe 14) mund ta lexoni çka premtojnë ata për këtë qendër turistike.

VMRO-DPMNE që nuk ishte prezent ka premtuar për Kodrën e Diellit. KËTU (faqe 204) mund ta lexoni çka premtojnë ata për këtë qendër turistike.

Ndërkaq, këto janë kërkesat e lëvizjes “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Kërkesat e lëvizjes "Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit".
Kërkesat e lëvizjes “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 15 korrik, të mërkurën, për herë të dhjetë me radhë.

LEXO më shumë: Kodra e Diellit, “viktimë” e premtimeve parazgjedhore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button