Kodra e Diellit, pas reshjeve të borës, përsëri janë lëshuar në funksion ski-ashensorët

Pas dëmtimit të pistave të skijimit për shkak të motit jo të favorshëm në Kodrën e Diellit, të njëjtat janë riparuar dhe nga sot janë lëshuar në përdorim, nga sot do të funksionojnë të gjithë ski-ashensorët, përveç teleferikut me gjashtëulëse, shkruan Portalb.mk.

Nga faqja zyrtare e kësaj qendre turistike përmes një postimi njoftojnë se pas një pauze (1 ditore) nga sot përsëri janë funksionalizuar ski-ashensorët.

“Qendra e skijimit Kodra e Diellit i njofton të gjithë dashamirët e skijimit se sot qendra e skijimit do të jetë në funksion. Për shkaqe të kushteve jo të volitshme klimatike ju lusim të keni kujdes gjatë skijimit. Për shkak të kushteve jo të favorshme klimatike sot ne shitje do të jetë bileta gjysmë ditore që do të vlejë gjatë gjithë ditës” shkruajnë nga qendra turistike “Kodra e Diellit”.

Rikujtojmë se dje (26 dhjetor) u hoqën nga përdorimi ski-ashensorët në këtë qendër turistike për shkak të dëmtimit të shtigjeve të skijimit nga kushtet jo të mira kohore. Gjegjësisht, gjatë javës bora ishte tretur dhe ka ulur ndjeshëm mbulesën e bores, nuk ka pasur reshje të reja.

Ndryshe, më 16 dhjetor për herë të parë këtë dimër janë lëshuar në përdorim teleferikët “Sh. Ilija” dhe “Ceripashana” dhe ashensorët e skive “Aerodrom” dhe “Ge”, pasi më parë është punuar në përgatitjen e terreneve. Teleferiku më gjashtë ulëse i cili ishte lëshuar në përdorim në shkurt 2020, nuk është vënë në funksion këtë periudhë dimri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button