Gjykata e Kosovës refuzoi kërkesën për ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit për rastin “Monstra”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”, transmeton Portalb.mk.
Policia e Kosovës më 2 prill arrestoi Afrim Ismailoviqin, një nga të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”. Ismailoviq është arrestuar pas një aksidenti në trafikun e Prishtinës, për të cilin kishte edhe flet-arrest, por i njëjti u lirua menjëherë.
Më 23 shkurt, Gjykata Penale e Shkupit miratoi aktgjykim, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të njohur në opinion si rasti “Monstra”, ashtu siç propozoi Prokuroria dhe i shpalli fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave, Mbrojtja e kundërshtoi vendimin.
Shkupi zyrtar kërkon nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismailoviqin për mbajtjen e burgut të përjetshëm.
- LEXO: Pas arrestimit, Maqedonia e Veriut kërkoi nga Kosova ekstradimin e Afrim Ismailoviqit
- LEXO: RMV, u arrestua në Prishtinë një nga të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”
- LEXO: Protestuesi Betim Kasami, u dënua me 8 muaj burg për “protestën e dhunshme” kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”
- LEXO: RMV, u akuzua 19 vjeçari për gjuajtje me gjëra të forta në protestën “Monstra”
- LEXO: Procedurë dhe paraburgim edhe për një person “për pjesëmarrje në turmë të dhunshme” në protestat për “Monstrën”
- LEXO: Protestat “e dhunshme” për “Monstrën” , tre të akuzuar që e pranuan fajin u dënuan me nga një vjet burg
- LEXO: Prokuroria ngriti akuzë kundër 7 personave për “dhunë” në protestën për rastin “Monstra”
- LEXO: 6 personave u kanoset burg prej 3 muaj deri në 5 vjet: Akuzohen për “dhunë” në protestën për “Monstrën”
- LEXO: Shkup, përleshje me policinë në protestat për “Monstrën”, “Almirin” dhe “rastet e montuara” (VIDEO-FOTO)
- LEXO: Policia e Spasovskit pengoi sot zhvillimin e protestës, ishim për të mbështetur popullin, vlerësojnë nga koalicioni i Aleancës dhe Alternativës
- LEXO: “Monstra”, tre burgime të përjetshme, dy persona u dënuan me 15 vjet dhe 9 vjet: Protestë të premten
- LEXO: DOSJE: Detaje nga të gjitha seancat gjyqësore të rigjykimit për rastin “Monstra”