Protestat “e dhunshme” për “Monstrën” , tre të akuzuar që e pranuan fajin u dënuan me nga një vjet burg

Tre të akuzuarit, Shaban Veseli, Behar Dalipi dhe Besar Kalisi në seancën e sotme gjyqësore e pranuan fajin për protestat “e dhunshme” kundër aktgjykimit për rastin “Monstra” e cila është mbajtur më 26 shkurt në Shkup, ndërkaq Gjykata Penale i dënoi me nga 1 vit burg efektiv, njofton Portalb.mk.

Avokatët e të dëmtuarve paralajmëruan se do ta ankimojnë vendimin.

Nga ana tjetër, gjykatësi Marin Stanevski theksoi se për të akuzuarin Besim Kasami do të ndahet procedura pasi që I është përkeqësuar gjendje e tij shëndetësore.

Gjithashtu, procedura do të ndahet edhe për Bashkim Sulën, pasi që nuk është i kapshëm për organet e rendit.

Arton Sadiki dhe Fabio Idrizi janë deklaruar se nuk ndihen fajtor dhe për këtë është caktuar seanca e radhës për më 31 mars.

Prokuroria Publike i akuzoi shtatë persona për “dhunë” ndaj zyrtarëve policorë, gjatë protestës

Sipas prokurorisë në protestën e 26 shkurtit për rastin “Monstra”, personat e akuzuar e kanë gjuajtur policinë me gurë dhe gjësende të forta.

“Me veprim të përbashkët kanë kryer dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe personave tjerë. Ata bashkërisht kanë gjuajtur ndaj policisë, gurë, pllaka bekatoni, shufra hekuri dhe mjete tjera, në përpjekje që ta thyejnë kordonin policorë. Si rezultat i kësaj, kanë marrë lëndime të rënda trupore 11 policë dhe një gazetar i pranishëm në ngjarje”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Kodit Penal, për veprën që akuzon Prokuroria parashihet dënim prej tre muaj deri në 5 vjet

Të gjithë të akuzuarit, Prokuroria i përndjek sipas nenit 385, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime me burg për prej tre muaj deri në pesë vjet.

Neni 385 i Kodit Penal
Neni 385 i Kodit Penal

Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale

Neni 385

  • Paragrafi 1: Ai që do të marrë pjesë në turmë që me veprim të përbashkët do të kryejë dhunë ndaj personave ose do të dëmtojë ose do të shkatërrojë pronë me vlerë më të madhe, do të dënohet me gjobë në para ose me burg deri në tre vjet.
  • Paragrafi 2: Nëse gjatë veprimit të turmës ndonjë person privohet nga liria ose do të marrë ndonjë lëndim të rëndë trupor ose do të bëhet ndonjë dëm me përmasa më të mëdha, pjesëmarrësi në tumë për vetë pjesëmarrjen, do të dënohet me burg prej tre muaj deri në pesë vjet.
  • Paragrafi 3: Udhëheqësi i turmës do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet.

30.07.2014: Tre vite burg për 6 protestuesit për “Monstrën”

Në vitin 2014-të, në protestat kundër vendimit të gjykimit të parë gjithashtu u mbajtën protesta të ashpra. Asokohe u dënuan 6 persona me nga tre vjet burg. Të gjithë gjashtë personat akuzoheshin për veprën e njëjtë penale sikur tani “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

PËR MË SHUMË LIDHUR ME TEMËN LEXO: DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button