Zaev takoi euroambasadorin Geer: Nevojitet vetëdije e lartë nga të gjitha subjektet politike për Kuvend funksional

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është takuar sot me euroambasadorin David Geer. Në mbledhje është shprehur mbështetja për proceset zhvillimore dhe integruese të vendit tonë, me fokus drejt përparimit të mëtejmë në proceset reformuese dhe të politikave të dialogut në drejtim të interesave qytetare dhe të qëllimeve strategjike shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Bashkëbiseduesit bashkërisht kanë konkluduar se nevojitet vetëdije e lartë nga të gjitha subjektet politike për Kuvend funksional, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të zbatimit të agjendës evropiane.

“Kemi treguar se nuk ka të paprekshëm kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës dhe në atë drejtim do të vazhdojmë t’i motivojmë të punojnë të gjitha institucionet kompetente dhe organet. Jemi të fokusuar fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtar. Jemi të përkushtuar në punë inkluzive me të gjitha subjektet politike dhe aktorët shoqëror. Kujdesemi për shëndetin dhe ekzistencën e qytetarëve dhe kompanive. Është rritur numri i investimeve të huaja në vend. Dhe me të gjitha hapat që i bëjmë, presim vazhdim të zhvillimit ekonomik, implementim të vlerave evropiane në shtëpi, por edhe përparim në integrimet evropiane”, tha Zaev.

Siç njoftuan nga Qeveria, Zaev ka shprehur falënderime ndaj eurokomesarit Oliver Varhejli për angazhimet e tija të mëdha për ndihmë financiare dhe për ndarjen e vaksinave edhe drejt vendeve nga Ballkani Perëndimor, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ballafaqim me pasojat e pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button