SHGM dhe SPGPM me aksion humanitar për Ditën Botërore të Lirisë së Medias

Me rastin e 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) organizuan aksion për dhurimit e gjakut në të cilin morën pjesë gazetarë, punonjës mediatik dhe qytetarë të tjerë që duan të jenë pjesë e këtij manifestimi humanitar, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të aksionit u organizua një konferencë për media në të cilën mbajtën fjalime kryetari i SPGPM-së Pavle Bellovski, kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski,dhe ambasadori i Bashkimit Evropian David Geer. Para të pranishmëve folën edhe kolegët Toni Mihaillov, koordinator rajonal i SHGM-së dhe Suzana TunevaPaunovska, sekretare e Kryqit të Kuq.

Parulla e UNESCO-së për këtë vit lidhur me 3 majin është se liria e Mediave është shtytëse e të drejtave të njeriut. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, liria e medias po shkon prapa dhe nuk po çon para të drejtat e njeriut siç duhet, sepse ka sulm të vazhdueshëm ndaj medias dhe lirisë së shprehjes.

Bellovski theksoi se lufta vazhdon, sepse gjendja socio-ekonomike e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, megjithatë, përkundër krizës ekonomike që ka përfshirë botën, nuk po përmirësohet.

“Më shumë se dy të tretat e punonjësve të medias marrin një pagë nën mesatare ose mesatare, ndërsa në një pjesë të madhe të medias nuk respektohen as të drejtat elementare të punës, si e drejta e pushimit vjetor, apo puna jashtë orarit etj. Problemi më i madh, nga ana tjetër, është edhe prekariati (pasiguria në punë), sepse një pjesë e madhe e kolegëve nuk janë të sigurt për pozicionet e tyre të punës, punojnë me kontrata me afat të caktuar, apo kontrata pune pa sigurime shoqërore dhe pensionale”, tha Bellovski.

Nga ana tjetër, Çadikovski tha se sot ne gëzojmë më shumë liri të fjalës se para dhjetë vitesh, dhe kjo është arsyeja pse Reporterët pa Kufij e ngrenë Maqedoninë në pozitën e 38-të këtë vit, por liria jonë është ende e kufizuar sepse tregu i vogël lë pak hapësirë për gazetarinë e pavarur, kështu që pjesë më e madhe e mediave mbështeteten në interesa politike ose biznesi.

“SHGM dha një kontribut të fuqishëm në përmirësimin e perceptimeve të shtetit për lirinë e shprehjes, para së gjithash duke insistuar në zgjidhje të reja ligjore që përmirësojnë sigurinë e gazetarëve, por edhe përmes mobilizimit shtesë të policisë, prokurorisë dhe gjykatave. Por kjo nuk është e mjaftueshme dhe gjithmonë ka hapësirë për përmirësim të mëtutjeshëm të situatës, prandaj do të vazhdojmë më tej, tha Çadikovski.

Në këtë aktivitet foli edhe ambasadori Geer, i cili tha se BE-ja është një mbështetëse shumëvjeçare dhe e fortë e lirisë së shprehjes dhe rolit të medies. Ai kujtoi se Komisioni Evropian gjatë periudhës së fundit ka nisur një dialog për mbrojtje përmes projekt-aktit të ri evropian për lirinë e medias.

“Nga jashtë, mbështetja jonë përfshin dialogun politik dhe ndihmën e ekspertëve për të forcuar mbrojtjen që përmban legjislacioni vendor dhe institucionet që lidhen me punën e mediave”, tha Geer.

Koordinatori rajonal i SHGM-së Mihaillov, në emër të mediave vendore, paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren menjëherë masa nga politik-bërësit për mbrojtjen e mediave, Maqedonia e Veriut rrezikon të ketë vetëm një të vërtetë që do të vijë nga qendër.

Sekretarja e Kryqit të Kuq, Tuneva Paunovska, falënderoi për bashkëpunimin me gazetarët dhe mediat dhe e përshëndeti këtë gjest human si shembull i mirë i solidaritetit.

SHGM dhe SPGPM me aksion humanitar për Ditën Botërore të Lirisë së Medias. Foto: Petr Stojanovski
SHGM dhe SPGPM me aksion humanitar për Ditën Botërore të Lirisë së Medias. Foto: Petr Stojanovski

Ndryshe, në ditën e lirisë së mediave, Gazetarët Pa Kufij kanë publikuar raportin për Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Maqedonia e Veriut e radhitur në vendin e 38-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button