Protestuesi Betim Kasami, u dënua me 8 muaj burg për “protestën e dhunshme” kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”
I akuzuari Betim Kasami është dënuar me 8 muaj burg pasi që në protestën kundër aktgjykimit për rastin “Monstra” më 26 shkurt, ka gjuajtur policinë me gjësende të forta. Fajin e pranoi, ndërkaq Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtor, njofton Portalb.mk.
“Isha në protestë, e pranoj fajin dhe veprën. Pendohem për atë që kam bërë. E lus gjykatën që të më dënojë më pak”, ka thënë Kasami para gjykatës.
Prokuroria kërkoi që i akuzuari të dënohet për veprën e kryer, ndërkaq avokatja kërkoi që të merret parasysh se personi në fjalë për herë të parë e ka shkelur ligjin, pra nuk ka qenë i dënuar paraprakisht.
Paraprakisht, Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë deri te Gjykata Penale e Shkupit kundër tetë personave për “dhunë” ndaj zyrtarëve policorë, gjatë protestës kundër aktgjykimit për rastin “Monstra” e cila është mbajtur më 26 shkurt në Shkup dhe të gjithëve u është shqiptuar masë paraburgimi. Tre të akuzuarit, Shaban Veseli, Behar Dalipi dhe Besar Kalisi në seancën gjyqësore të mbajtur më 19 mars e pranuan fajin për protestat “e dhunshme” kundër aktgjykimit për rastin “Monstra” e cila është mbajtur më 26 shkurt në Shkup, ndërkaq Gjykata Penale i dënoi me nga 1 vit burg efektiv.
- LEXO: RMV, u akuzua 19 vjeçari për gjuajtje me gjëra të forta në protestën “Monstra”
- LEXO: Procedurë dhe paraburgim edhe për një person “për pjesëmarrje në turmë të dhunshme” në protestat për “Monstrën”
- LEXO: Protestat “e dhunshme” për “Monstrën” , tre të akuzuar që e pranuan fajin u dënuan me nga një vjet burg
- LEXO: Prokuroria ngriti akuzë kundër 7 personave për “dhunë” në protestën për rastin “Monstra”
- LEXO: 6 personave u kanoset burg prej 3 muaj deri në 5 vjet: Akuzohen për “dhunë” në protestën për “Monstrën”
- LEXO: Policia e Spasovskit pengoi sot zhvillimin e protestës, ishim për të mbështetur popullin, vlerësojnë nga koalicioni i Aleancës dhe Alternativës
- LEXO: “Monstra”, tre burgime të përjetshme, dy persona u dënuan me 15 vjet dhe 9 vjet: Protestë të premten
- LEXO: DOSJE: Detaje nga të gjitha seancat gjyqësore të rigjykimit për rastin “Monstra”