Shkëndija në hall, ikin Shaqiri dhe Rexhepi

Kanë vazhduar largimet të tjera te skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Emrat më të rinj që kanë lënë fanellën kuqezi, janë trajneri Artim Shaqiri dhe Elmedin Rexhepi. 

Deri sa trajneri Shaqiri nuk ka bërë të ditur se në cilën adresë do të largohet, për Elmedin Rexhepin nuk ka ndonjë ndryshim të madh, pasi që ai do të mbetet në Tetovë, por tani do të mbajë fanellën e ekipit të Renovës. Në faqen zyrtare në “facebook” të gjipsunuesve është thënë se me Elmedinin kanë nënshkruar marrëveshje një vjeçare.

Deri tani është numër i madh i futbollistëve cilësor që kanë ikur nga Shkëndija, që do të thotë se skuadra që kishte fituar dhe titullin kampion dhe gjatë gjithë kohës sa është anëtare e Ligës së Parë ka qenë në kreun e ekipeve më të mira, do të duhet të formojë një skuadër krejt të re. Sigurisht që pritet të mësohet ditëve në vazhdim nëse do të reagojë kryesia me blerje të reja, apo do të bazohet në gjeneratat e reja. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button