Genc Hyseni shpëtoi Teteksin

Edhe dy skuadrat tjera nga Maqedonia, Teteksi dhe Horizonti i kanë luajtur ndeshjet e para të xhiros së parë të ndeshjeve kualifikuese të Liga Evropës. Teteksi që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë, për kundërshtarë kishte ekipin e Pjunik. Shpëtimtar i ekipit nga Tetova ishte kosovari Genc Hyseni, i cili ka shënuar në minutën e 90-të nga gjuajtja nga këndi. Të parët në epërsi kishin kaluar mysafirët në minutën e 81, ndërsa golashënues ishte Ajvazan. Ndeshjen kthyese Teteksi e luan me 11 Korrik në Erevan. 

Ndërkohë ekipi i Turnovës që ishte befasi edhe në kampionatin e Maqedonisë, ka mbetur e pamposhtur në duelin kundër ekipit Suduva nga Letonia. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 2:2. të parët në epërsi kaluan nikoqirët me golin e Bashiq, ndërsa shtatë minuta më vonë barazoi Baldovaliev, ndërsa mnë pas Turova kaloi në epërsi 2:1 pas golit që shënoi Bllazhevski nga penaltia. Nikoqirët arritën të nxjerrin barazim në minutën e 85-të me golin e Valskis. Ndeshja kthyese luhet të enjten në stadiumin “Fili i Dytë” në Shkup me fillim në ora 17:00.

Edhe skuadrat nga Shqipëria kishin rezultat pozitiv. Teuta e Durrësit ka triumfuar në “Niko Dovana”, duke mposhtur ekipin moldav Dacia Chisinau, për të marrë një rezultat të kënaqshëm 3:1, që premton për të kaluar në turrin tjetër. 
Kukësi mori atë që kërkoi në transfertë me Flora Talin të Estonisë, duke barazuar 1:1. Zhgënjeu në takimin e parë të këtij raundi të Europa Ligë skuadra e Laçit, e cila u mposht 1:0 nga Diferdange i Luksemburgut. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button