Romët, ashtu si nuk i kemi njohur ndonjëherë (VIDEO)

Historia e Romëve është aq e përzier dhe aq e çuditshme sa që edhe vetë fjala “Gypsi”,  në shqip “magjup” është një sajesë nga personat e parë që kanë takuar Romët, duke pretenduar se ata janë nga Egjipti, andaj dhe i kanë quajtur të tillë.

“Oh shiko nga Egjipti, nga Egjipti!” kanë thënë. 

Në këtë video interesante nga në gjuhën angleze, në mënyrë shumë dinamike dhe madje sarkastike është treguar historia e Romëve, në të thuhet se ata realisht prejardhjen e kanë nga India, edhe pse më pas janë shpërndarë në gjitha këndet e botës.

Edhe pse Evropa është shtëpi për 10 – 12 milion Romë dhe Udhëtarë, shumica e Evropianëve ende nuk janë në gjendje ti përgjigjen pyetjes së thjeshtë: Kush janë Romët? Një numër ende më i vogël mund tu përgjigjen pyetjeve në lidhje me historinë e tyre. Tregimi i Romëve është kompleks dhe tejet i kontestuar pjesërisht sepse “Romët” nuk janë një grup i vetëm dhe homogjen njerëzish.

Romët nuk kanë një religjion të vetëm sepse i takojnë konfesioneve të ndryshme. Ata punojnë punë të ndryshme por të përbashkët e kanë gjuhën e tyre, dialektin Rom. 

Ata janë: Romanichal-ët në Angli; Kalé-t në Finlandë; Udhëtarët në Irlandë ( që nuk janë Romë), Skoci, Suedi dhe Norvegji; Manouche-t nga Franca; Gitano-t nga Spanja; Sinti-t nga Gjermania, Polonia, Austria dhe Italia; Ashakli-t nga Kosova; Egjiptasit nga Shqipëria; Beyash-it nga Kroacia; Romanlar-ët nga Turqia; Domari-t nga Palestina dhe Egjipti; Lom-ët nga Ermenia dhe shumë të tjerë.  Kjo ndodh pasi që shumë nga këto grupe kanë rrëfime të ndryshme të historisë së tyre dhe etnogjenezës (origjina e tyre si një grup etnik).

Për më shumë lexoni në këtë link: Gypsies, Roma, Travellers: An Animated History  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button