U nënshkruan 8 marrëveshje për përfshirjen e fëmijëve romë në institucionet publike komunale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot bashkë me përfaqësuesit e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Pedricija Di Xhovani dhe këshilltarin për përfshirje të romëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Elvis Memeti, kanë morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve për përfshirje të fëmijëve romë në institucionet publike komunale të Maqedonisë së veriut, njofton Portalb.mk.

Trençevska me fjalimin e saj hyrës, i falënderoi komunat për proaktivitetin e tyre dhe e theksoi rëndësinë e arsimit parashkollor të fëmijëve.

“Gjatë këtyre 16 viteve të projektit janë përfshirë falas, rreth 5.000 fëmijë nga komuniteti rom, janë angazhuar 20 kujdestare rome të cilat kanë punuar me këta fëmijë dhe e kanë lehtësuar procesin e integrimit të fëmijëve romë në çerdhet për fëmijë dhe shumica prej tyre, tanimë janë në marrëdhënie pune të rregullt, ndërkaq janë të angazhuar me marrëveshje në projekt. Përveç kujdestareve, janë angazhuar edhe 17 ndërmjetësues të cilët kanë punuar me marrëveshje të projektit në bashkëpunim me çerdhet, kujdestarët dhe ekipin e projektit”, informoi Trençevska.

Ajo theksoi se fëmijët romë gjatë kohës së edukimit parashkollor nuk janë kyçur në grupe të veçuara, por për kundrazi, në grupe të integruara bashkë me fëmijët e komuniteteve tjera të cilat jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Në ngjarje, mbajti fjalim edhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricija Di Xhovani.

“Kjo ngjarje është veçanërisht e rëndësishme për UNICEF=in pasi që japim mbështetje për këtë program. Me këtë mundësojmë mjedise të përfshira të cilat janë për të gjithë fëmijët”, theksoi Di Xhovani.

Ajo theksoi se edhe përskaj suksesit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, duhet që të vazhdohet me përkushtimet për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në edukimin dhe arsimimin parashkollor që të vazhdojë integrimi i fëmijëve në çerdhe.

Në ngjarje janë nënshkruar 8 marrëveshje me komunat Qendër, Gazi Babë, Berovë, Pehçevë, Vinicë, Dellçevë, Koçan dhe Shuto Orizare.

Ndryshe, Portalb.mk paraprakisht shkruajti se fëmijët romë edhe më tej janë pre e trafikimit dhe keqpërdorimit për përfitime materiale

Kërkesa e Komisionit Evropian në raportin e fundit, ishte që fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga komunitetet rome të rrisin regjistrimin në parashkollore dhe të vazhdojë përmirësimi dhe mbështetja për trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve.

LEXO: RMV, fëmijët romë mbeten rrugëve, MPPS arsyetohet se punon për përfshirjen e tyre në institucione

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button